Nis shpërndarja e librave shkollorë

25/08/2015 - 21:37

25gusht 2015 - Në të gjithë vendin ka nisur shpërndarja e librave shkollore, një pjesë e madhe e të cilave janë rishikuar nga shtëpitë botuese. “Të gjithë tekstet kanë kaluar në sitën e mësuesve dy herë radhazi. Të gjitha vërejtjet e bëra nga mësuesit janë marrë nga botuesit dhe të gjitha korrigjimet ata janë të detyruar t’i botojnë. Botuesit kanë qenë shumë të impenjuar për këtë gjë, që produkti të ishte sa më pranë kërkesave”, shprehet për Top Channel Agim Leka, këshilltar i ministres së Arsimit.

Ministria e Arsimit sqaron se prindërit dhe nxënësit mund t’i tërheqin tekstet shkollore pranë librarive apo ambienteve që kanë përzgjedhur vetë shkollat. “Tekstet po shpërndahen në të gjitha shkollat. Në bazë të ligjit botuesit i dërgojnë tekstet në shkollë dhe atje bëhet shitja në procesin normal. Kjo mund të bëhet edhe brenda ambienteve të shkollave, kur botuesit e shikojnë të arsyeshme mund të bëhet edhe në libraritë ekzistuese të qyteteve ose komunave”, thotë Leka.

Këtë vit nxënësit e klasave të para dhe të gjashta do të kenë në duar tekstet e reja, të cilat janë përkthyer nga shtëpitë botuese më të njohura ndërkombëtare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Banorët e lagjes nr.16 në Durrës, në zonën ku mbrëmjen e të dielës u ekzekutua me armë zjarri Edmir Begu janë tronditur jo pak nga ngjarj

Një familje e re në Shkodër është shtuar ditën e sotme me tre fëmijë. Trenjaket Elena, Soleil dhe Kristel gëzojnë shëndet të plotë.

Gëzim i trefishtë për familjen nga Hasi, për ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trenjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin "Koço Gl

Pas sanitares Tire Alldervishi që punonte në spitalin Covid 2 e cila zhvati nga paratë vajzën e një pacienteje me koronavirus, emisioni S

Fiks Fare denoncoi një skandal në shëndetësi, ku një viktime nga Covid 19 i kanë vjedhur një pajisje oksigjeni me vlerë 5 mijë euro.

Shqipëria konsiderohet si një ‘parajsë’ për pensionistët e huaj, për shkak të kostos së lirë të jetesës raport me të ardhurat me tyre.

Mjekja shqiptare, Eneida Doko, 34 vjeç, ndërroi jetë në Gjermani pas një aksidenti rrugor.

Në këtë javë të dytë të vaksinimit anti-covid ata që po i nënshtrohen këtij procesi është personeli shëndetësor i pavionit COVID të Pedia

Përfaqësuesi i Kishës Orthodokse në Lezhë, Koço Kapedani, i cili u dhunua nga punonjësi i një firme private ka folur për "News 24".

Mjekja shqiptare, Eni Doko, e cila jetonte në Gjermani ka ndërruar jetë në moshë të re.