Nis vaksinimi kundër gripit i mësuesve, Manastirliu: Ky proces dhe në kopshte, çerdhe e shkolla në të gjithë vendin

03/12/2020 - 14:55

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e shoqëruar nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit ndaj gripit për mësuesit në shkollën "1 Qershori" në Tiranë. Manastirliu ka deklaruar se po vijon në mënyrë kapilare vaksinimi ndaj gripit në të gjithë vendin për mësuesit dhe edukatoret.

"Kategoria e mësuesve, e edukatorëve është një prioritet për ne. Pas edukatoreve të kopshteve dhe çerdheve, vijojmë me vaksinimin në mënyrë kapilare për arsimtarët në të gjithë vendin. Ky proces i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit publik do të vazhdojë përgjatë gjithë muajit dhjetor në vendin e punës, nëpërmjet qendrave shëndetësore, të cilat kanë në patronazh zonat respektive ku ka kopshte, çerdhe, shkolla. Qendra shëndetësore që mbulon zonën do të ketë një detyrë ekstra, vaksinimin në vendin e punës për këto kategori", tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se vaksinimi ndaj gripit po kryhet edhe për kategoritë e tjera të riskut, duke ftuar qytetarët të paraqiten pranë qendrave shëndetësore për të kryer vaksinën ndaj gripit.

"Gjithë muaji dhjetor do të jetë i dedikuar programit të vaksinimit ndaj gripit dhe padyshim që është një ftesë e përhershme për të gjithë qytetarët, sidomos për ata të cilët janë grupe të riskuara, për gjyshërit, për ata të cilët janë me sëmundje kronike dhe sigurisht për nënat, për një thirrje për vaksinimin e fëmijëve 0-5 vjeç", tha Manastirliu.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi e ka cilësuar vaksinimin një proces në kohën e duhur në këtë situatë të epidemisë.

"Zgjidhja që është gjetur për t’i kryer këto vaksinime në vendin e punës natyrisht që e lehtëson sistemin tonë shëndetësor në këtë situatë të vështirë pandmie. Dhe ne nga ana jonë si ministri, kemi marrë masa për tu ardhur në ndihmë mësuesve. Së pari ne kemi rritur numrin e mësuesve, kemi futur një mijë mësues shtesë në sistem, në mënyrë që ata mësues që janë me Covid, apo që janë të karantinuar për shkak të kontakteve, të vazhdojnë të rrinë në shtëpi dhe të zëvendësohen me mësues të tjerë nga portali "Mësues për Shqipërinë", në mënyrë që procesi mësimor të vijojë rregullisht", tha Kushi.

Këtë vit, në kuadër të strategjisë së vjeshtë-dimrit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka siguruar mbi 4 herë më shumë doza të vaksinës antigrip falas, për të gjithë grupet e rrezikuara. Janë 368 mijë qytetarë, ku përfshihen të gjithë grupet në risk, nga personeli shëndetësor te gratë shtatzëna, nga fëmijët te edukatoret, arsimtarët, të moshuarit, personat me sëmundje kronike etj, të cilët kanë mundësi të shkojnë në qendrën e tyre shëndetësore dhe të bëjnë falas vaksinën kundër gripit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në këtë javë të dytë të vaksinimit anti-covid ata që po i nënshtrohen këtij procesi është personeli shëndetësor i pavionit COVID të Pedia

Përfaqësuesi i Kishës Orthodokse në Lezhë, Koço Kapedani, i cili u dhunua nga punonjësi i një firme private ka folur për "News 24".

Mjekja shqiptare, Eni Doko, e cila jetonte në Gjermani ka ndërruar jetë në moshë të re.

Vajza e piktorit të njohur shqiptar, Mustafa Arapi ka njoftuar se babai i saj është shtruar ditën e djeshme në spitalin "Shefqet Ndroqi",

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi dëshminë e vajzës së të ndjerës që ndërroi jetë nga Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Të tjera dëshmi vijnë nga familjarë të pacientëve që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë në Facebook për një 10-vjeçar nga Burreli, i ci

Sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” Tire Alldervishi mori sot masën e sigurisë “arrest me burg”.

Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë një rast skandaloz korrupsioni në spitalin Covid 2, ku punonjës të këtij spitali, bëjnë pazar me j