Rreth 1800 studentë të programeve Bachelor dhe Studimeve Profesionale nisën vitin e ri akademik në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD).

Për ta po organizohet Java e Orientimit që do t’iu vijë në ndihmë të njihen me studentët e tjerë të rinj, të familjarizohen me ambientet dhe infrastrukturën e Universitetit dhe të përgatiten për kryerjen e studimeve.

Çdo ditë të javës studentët do të marrin informacione në lidhje me Universitetin, qendrën e karrierës, shërbimet mbështetëse, këshilla për programin e studimit dhe kursin, zhvillimin e aftësive akademike, shkëmbimet studentore përmes programeve Erasmus +, aktivitetet, klubet dhe përfitimet e jetës studentore.

Universiteti shënon një kapitull të ri të jetës studentore. Në kapitujt e mëparshëm kanë lënë shumë gjurmë prindërit, familja, mësuesit e të tjerë. Tani je ti autori kryesor i kaptullit më të ri, je ti që do vendosësh drejtimin që do të marrësh, skenarin që do të shkruash dhe tempin që do të ndjekësh. UAMD e vendos studentin në qendër të vemëndjes, ndaj përvoja dhe suksesi yt është i rëndësishëm për çdo anëtar të administratës universitare”.

Për t'u njohur me kalendarin e Javës së Orientimit, klikoni në këtë link: https://bit.ly/2ovGbHm