Nisin punimet për ndërtimin e maternitetit të ri në Lezhë, investimi 3.2 mln $

04/10/2019 - 15:34

Ka nisur puna për ndërtimin e maternitetit të ri të Lezhës, brenda korpusit të këtij spitali rajonal. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi punimet për maternitetin e ri, një investim i qeverisë shqiptare prej 3.2 milionë $, që tashmë ka nisur të bëhet realitet për banorët e Lezhës.

“Qeveria shqiptare ka vendosur në prioritetet e saj shëndetin e nënës dhe fëmijës, ndaj rikthehemi në Lezhë me një premtim të mbajtur, duke bërë realitet një prej investimeve më të mëdha në dekadat e fundit për shëndetësinë në Lezhë, ndërtimin e maternitetit të ri, me vlerë 3.2 milion dollarë”, tha Manastirliu. 

Duke theksuar se ky investim do të transformojë shërbimin për nënën dhe fëmijën për qarkun e Lezhës, Manastirliu tha se ky nuk është i vetmi investim në maternitete këtë vit.

“Pas ndërtimit të maternitetit të Korçës dhe Sarandës, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është duke investuar me fonde të buxhetit të shtetit për tranformimin e materniteteve edhe në spitalet rajonale të Kukësit dhe Beratit, me standardet më të mira të shërbimit shëndetësor, duke garantuar shërbim cilësor për nënat dhe fëmijët sa më afër vendbanimit”, u shpreh Manastirliu

Materniteti i ri i Lezhës do të ketë mbi 3000 m2 sipërfaqe ndërtimi, godina do të jetë 5 kate 4 kate mbitokë dhe 1 kat nëntokë. Do të ketë 3 salla lindje, dy salla operacioni dhe pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë.

Gjatë inspektimit të fillimit të punimeve të ndërtimit të maternitetit të Lezhës, Ministrja Manastirliu shoqërohej nga Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, Prefekti i Lezhës Gjokë Jaku dhe deputetja Ardiana Jaku të cilët vlerësuan si shumë të rëndësishëm për Lezhën këtë investim të qeverisë shqiptare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tre vjet pasi Bashkia e Tiranës shembi për ‘interes publik’ shtëpitë 100-vjeçare pranë sheshit Skënderbej, vendin e nënstacionit elektrik

Numri i studentëve është rritur gjatë viti akademik 2018/2019, ku janë regjistruar 139,043 studentë, rreth 5% më shumë se një vit më parë

I infiltruari i emisionit “Stop” takon një 16-vjeçare në shtëpinë e Lacit dhe bëjnë Pazar për tarifat e shërbimeve seksuale.

Krevatë, batanije, ushqime dhe veshmbathje për familjet e dëmtuara nga tërmeti në njësitë administrative të bashkisë Durrës.

Në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, shoqata e të verbërve në Durrës ka kërkuar më shumë vëmendje nga qeveria dhe me shumë aksesu

Program Kombëtar për depistimin e kancerit të gjirit, me vendosjen e mamografisë së detyrueshme për gratë mbi 50 vjeç”.

15 tetori është caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si Dita Ndërkombëtare e Ecjes

Një skenë aspak e zakontë ka ndodhur në mes të Tiranës, ku protagonistja ka qenë një femër.

Rreth 1800 studentë të programeve Bachelor dhe Studimeve Profesionale nisën vitin e ri akademik në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durr