Nëse keni një palë këpucë, të kuqe apo çfarëdo ngjyre dhe modeli që nuk ju duhen më, mund t’i dorëzoni pranë teatri “Aleksandë Moisiu” në Durrës për t’u bërë pjesë e fushatës sensibilizuese kundër dhunës ndaj gruas.

Teatri “Aleksandër Moisiu” do të xhirojë në skenën e tij 8 histori të vërteta grash shqiptare të cilat kanë humbur jetën ose kanë vuajtur dhunë fizike, seksuale a psikologjike.

Videot do të xhirohen më datë 27 shkurt, ndërsa më 8 mars, këpucët do të vendosën në shkallët në mes Prefekturës dhe Galerisë “Nikolet Vasia”.

NJOFTIMI I PLOTË I TEATRIT

A ke një palë këpucë për gra çfarëdo që nuk i vesh më?

A ke një palë këpucë të kuqe apo çfarëdolloj ngjyre e modeli që nuk të duhen më?

Ju ftojmë t’i sillni në Teatrin “Aleksandër Moisiu” çdo ditë, duke u bërë kështu pjesë e fushatës sensibilizuese kundër dhunës ndaj gruas.

KËPUCËT E KUQE, është fushatë kundër dhunës së grave në familje e shoqëri.

Një fushatë e cila që prej vitit 2009, ka mbushur sheshet e qyteteve të ndryshme në botë, ku me qindra këpucë të ndryshme grash, të kuqe ose të lyera me të kuqe, vijnë si simbol i gjakut të derdhur të grave/vajzave, po ashtu edhe si simbol dashurie e kujtese për gratë që nuk jetojnë më.

Teatri “A. Moisiu” do të xhirojë në skenën e tij, 8 histori të vërteta grash shqiptare të cilat kanë humbur jetën ose kanë qenë viktima të dhunës fizike, seksuale a psikologjike. Skenografia e këtyre videove do të jetë një skenë e mbushur me këpucë të kuqe.

Videot do të xhirohen me datën 27 shkurt, e për këtë arsye kemi nevojë të na ndihmoni të gjitha/të gjithë, që grumbullimi i këpucëve të nisë sa më parë. Sillni një palë këpucë çfarëdolloj modeli dhe ngjyre e piktoret/piktorët vullnetare/vullnetarë, do ti shndërrojnë ato në të kuqe.

Më pas të gjitha këpucët e lyera, do të vendosen me datë 8 mars në shkallët në mes Prefekturës dhe Galerisë së Artit Pamor “Nikolet Vasia”, ku do të qëndrojnë gjithë ditën e kush dëshiron mund të sjellë një degëz mimoze.

#qëhistoriatëmosharrohet #qëhistoriatëmospërsëritet

Shpërndajua sa më shumë grave, vajzave, miqve e shokëve. Të gjithë bashkë kundër dhunës!

A ke një palë këpucë për gra çfarëdo që nuk i vesh më A ke një palë këpucë të kuqe apo çfarëdolloj…

Posted by Teatri Aleksander Moisiu Durres on Monday, February 22, 2021