Një shkollë e re me emrin e Nënë Terezës, nis puna për ndërtimin e saj

05/09/2019 - 11:47

Nuk kishte mënyrë më të mirë për të përkujtuar në këtë ditë të veçantë bamirësen e madhe shqiptare Nënë Tereza, se sa puna për ndërtimin e një shkolle që do edukojë brezin e ri shqiptar. Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e shkollës më të re në kryeqytet, e cila do të mbajë emrin “Nënë Tereza”.

Falë këtij investimi, nxënësit e zonës së Institutit Bujqësor nuk do të humbasin më kohë për të shkuar në shkollë. Gjithashtu do të eliminohet mësimi me dy turne në katër shkolla 9-vjeçare të zonës dhe do të lehtësohet buxheti i familjeve, duke eliminuar transportin e fëmijëve nëpër shkolla të tjera larg dhe duke shmangur trafikun e orëve të mëngjesit.

Edhe kjo shkollë është konceptuar që pas orarit zyrtar të mësimit të funksionojë si një qendër komunitare. Fëmijët do të mund të shfrytëzojnë shkollën e re, terrenet e saj sportive, ambientet laboratorike, bibliotekat dhe sallat moderne të studimit, që do të jenë një aset i çmuar për banorët e Institutit Bujqësor. Shkolla “Nënë Tereza” është pjesë e programit për ndërtimin e 17 shkollave të reja në Tiranë që do të rrisin cilësinë e mësimëdhënies në kryeqytet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

 Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar ambientet e reja të qendrës shëndetësore Bardhoc në Kukës

Menjëherë pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë marrë masa në aeroportin e Rinasit për koronavirusin, që është kthyer në një al

Famullia “Shën Dominiku” dhe Vatra Biblike Katolike  organizojnë sipas nismës së Atit të Shënjtë, Papa Françesku, më 26 janar 2020, në qy

Banorët e qarkut të Kukësit do të kenë një maternitet të ri dhe spitalin e rikonstruktuar, falë investimit të qeverisë me vlerë 3 milion

Vetëm 23 % e shqiptarëve janë bujarë dhe të sjellshëm dhe zyrtarisht, sipas një raporti të fundit, jemi ndër më ‘kurnacët’ në Europë, ndo

5 foshnja, të cilat lindën me probleme në zemër, gëzojnë shëndet të plotë falë ekipit të Kardiokirurgjisë në QSUT.  Ka qenë mjeku Altin V

Memorie

Gjashtëshja historike dhe e magjishme e sporteve

Nostalgjia vjen e fuqishme nga të mirët e sportit durrsak

Të gjitha autorizimet për importin dhe eksportin e barnave mjekësore do të lëshohen online brenda vitit 2020.

Në Londër u organizua “Forumi Botëror i Arsimit” (Education World Forum), i cili mblodhi së bashku ministrat e arsimit nga e gjithë bota