Një tjetër breshkë deti është gjetur e ngordhur mëngjesin e kësaj të enjteje nga një peshkatar në plazhin e vjetër të Vlorës.

Breshka e llojit "Dermochelys coriacea" afro 50 kilogram ka dalë në breg të detit e ngordhur si rrjedhojë e kushteve atmosferike të rënduara si dhe erës së fortë që fryn në drejtimin jugor.

Breshka është gjendur e ngordhur, pa kokë si edhe pa këmbë, çka tregon se ka kohë e ngordhur në det dhe kanë qenë pikërisht rrymat e forta të detit, të cilat e kanë nxjerrë këtë breshkë në det.