“Nuk e dini ç’luftë bëhet tek Infektivi”, dr.Çomo mesazh shqiptarëve: Është e tmerrshme, qëndroni në shtëpi!

29/03/2020 - 22:30

“Kur më duhet të vij në spital shikoj në Tiranë njerëz dhe them është e tmerrshme. Këta nuk e dinë çfarë lufte bëhet në shërbimin infektiv” thotë Shefja e Infektivit në QSUT, Najada Çomo, në një mesazh postuar në Facebook-un e ministres së Shëndetësisë.

Çomo iu bën apel të gjithë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa të moshuarve dhe ata me sëmundje kronike të mos dalin fare nga shtëpia.

“I gjithë shërbimi ynë, mjekë infermierë, kryeinfermierë, sanitarë, reanimatorë, imazheristë janë të gjithë në krye të detyrës 24 orë në 24 orë por duhet të rrisim sensibilizimin e popullatës.

Kur më duhet të vij në spital shikoj në Tiranë njerëz dhe them është e tmerrshme. Këta nuk e dinë çfarë lufte bëhet në shërbimin Infektiv. Qëndroni brenda sepse është gjëja më e vogël që mund të bëni dhe shërbimi më i madh që mund t'i bëni shëndetit dhe familjarëve tuaj. I bëj thirrje atyre që kanë sëmundje kronike, pensionistëve të qëndrojnë kategorikisht në kushte shtëpie të mos dalin sepse janë grupi më i rrezikuar nga COVID. Ne jemi gjithmonë këtu por ju bëni atë që e mendoni sakrificë qëndroni në kushte shtëpie." 

Deri tani Shqipëria ka shënuar 212 të infektur me koronavirus dhe 10 të vdekur.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një protestë paqësore është organizuar në Padova nga shqiptarë dhe italianë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar të shembur si sot dy javë më

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar.  Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kop

Andrea Karanaxha është një prej pensionistëve në qytetin e Durrësit, që ka pasion kopshtarinë.

Imami Ervin Qylafku, i cili drejton Xhaminë e Madhe në Durrës, në urimin e tij për besimtarët për ditën e Fitër Bajramit, lutet vetëm për

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.

Mbyllja e lojërave të fatit në fund të vitit 2018 bëri që shumica e atyre që luanin në kazino apo pika bastesh të ktheheshin tek bixhozi

Shqipëria po bën hapa prapa në indeksin e zhvillimit njerëzor për shkak se vdekshmëria foshnjore po rritet vit pas viti dhe nga ana tjetë

Ministria e Shëndetësisë publikon udhëzuesin për masat që duhet të ndërmarrin institucionet e kopshteve dhe çerdheve në prag të hapjes, n

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Ditën Kombëtare të Jetimëve ka zgjedhur të shprehë mirënjohjen për