Rruga Elbasan-Tiranë, te rrethrrotullimi i qendrës tregtare TEG u përgjak në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme për shkak të një aksidenti tragjik ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën dy të tjerë.

RTV Ora ka publikuar një video ku në sfond dëgjohet një vajzë, e cila qan se nuk do të largohet nga vendi i ngjarjes pa motrat e saj.

“Jo, nuk iki, nuk i lë motrat e mia aty”, qan vajza.

Viktimë në aksident mbetën Bardhok Bibaj, 62 vjeç, Valentina Bibaj 54  vjeçe dhe Florida Bibaj e bija 22 vjeçe ndërsa Xhuljana Bibaj, vajza tjetër 26 vjeçe ndodhet në gjendje kritike për jetën si edhe drejtuesi i mjetit Arlintin Alia, 32 vjeç.