Nuk pastrohen lumenjtë që ndotin bregdetin e Ishmit, paralajmërimi i banorëve (VIDEO)

03/02/2019 - 11:38

Lumi i Drojës është një lum  që gjarpëron mes rretheve Krujë dhe Kurbin. Ai mund të klasifikohet nga më të ndoturit në vendin tonë. Mbetjet e ndryshme duke filluar nga ujërat e zeza dhe hedhurinat, dallohen lirshëm nga kushdo. Të gjitha këto mbeturina shtegtojnë çdo ditë dhe depozitohen në plazhet që shtrihen në grykëderdhje të lumit Ishëm.

Ndërkohë vetë Ishmi është i tejndotur me mbeturiant që derdhen nga kanalizimet e Tiranës duke e kthyer bregdetin në një zonë të masakruar mjedisore. Janë mbetje që depozitohen vit pas viti.

Problem është edhe rruga që ecën paralel me të. Banorët ankohen se lumi shkakton përmbytje sa herë bien shira. Po edhe për rrugën që është tepër e dëmtuar, banorë të ndryshëm shprehen se nëse nuk merren masa për të zgjidhur problemet që kanë, ata do të bojkotojne votimet e qershorit.

Megjithëse është deklaruar disa herë se do të ndërhyhet dhe pastrohet, pastrimet e bëra kanë qenë më shume propogandistike dhe jo efektive. Një vit më parë janë pastruar mbeturinat plastike në kepin e Rodonit, por nuk është marrë asnjë masë për t’i bllokuar këto mbeturina që në burim.

Siç janë bllokimi i këtyre mbetjeve që shtegtojnë në  lumin e Drojës. Nëse do të vijojmë me pastrime periferike nuk do të bëhet asgjë tjetër veçse bujë, por që nuk do t’i shpëtonte zonat e bukura që reklamohen në sajtet qeveritare nga infeksioni dhe pamjet bruto që duhet të turpërojnë çdo kënd.

Në bregdetin e Ishmit, lumenjtë si Droja dhe kanale të tjera, vijojnë të derdhen duke dërguar drejt destinacionevebturistike të periferisë veriore të Durrësit, mbejtje që kanë mbi 20 vite që janë problem dhe  që nuk u zgjidh asnjëherë. Grykëderdhja e Ishmit vijon të ndotet....

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Emisioni investigativ “Stop” ka transmetuar në emisionin e sotëm rastin e një pedagogu, i cili kërkonte afera seksuale ne këmbim të marrj

“Fiks Fare” solli sot në mbrëmje, historinë e rëndë të abuzimit të një vajze me probleme të shëndetit mendor nga një i moshuar.

Një aksident absurd ka ndodhur së fundi. Një grua merr përpara me makinë një qytetar me motor, duke e dëmtuar atë.

Në periudhën 19 shtator — 21 shtator 2019 do të kryhet procesi i aplikimit online për raundin e dytë në Portalin U-Albania.

Histori tronditëse. Një nënë fatkeqe në kërkim të vajzës së zhdukur 35 vite më parë e një nëne fatlume e cila e birësoi.

Një histori aspak e zakonte ishte ajo e sotmja në rubrikën “Shihemi në gjyq” në E diela Shqiptare në Tv Klan.

Elona Kuburja, 15-vjeçarja që u dërgua në Turqi për mjekim të specializuar, pasi vuante nga një sëmundje e rrallë, ka ndërruar jetë.

Kompania Smart Center Durrës, e cila operon me sukses që prej vitit 1998 në fushën e informatizimit të bizneseve, ndërmarrjeve, trajnimit

Instituti i Shëndetit Publik del me deklaratë lidhur me fluksin e pacientëve te reparti Infektivit në qendrën shëndetësore “Nënë Tereza”.