Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka mbyllur dy fasoneri në qytetin e Përmetit për shkak të mungesës së protokollit anticovid.

Ky konstatim rezultoi pas inspektimit në ambientet e dy fasonerive, ku u vu re mungesa e largësisë mes punonjësve si dhe faktorë të tjerë në kuadrin e mospërputhjes së kritereve të përcaktuara.

Mbyllje të pjesshme ka pasur edhe në zyrat e Sigurimeve Shoqërore në  Gjirokastër, Zonat e Mbrojtura Malore si dhe zyra te administratës në Universitetin e Gjirokastrës.

Mbyllja e pjesshme do të zgjasë 10 ditë derisa të rikuperohen rastet e prekjes me Coronavirus të stafit.