Ramadan Hasa është një 67-vjeçar i cili jeton në kryeqytet. Ai është baba i 3 femijëve, 2 vajzave dhe një djali, por pas vdekjes së bashkëshortes disa vite më parë ka mbetur fare i vetëm. Vajzat jetojnë si emigrante jashtë vendit ndersa me të birin pas një bashkëjetese me të dhe nusen e tij pati konflikte, shkruan BalkanWeb.

Ai thotë se ata nuk kujdeseshin për të, nuk i bënin ushqim edhe pse ju jepte para. Në debat e sipër me të birin situata agravoi deri në konfrontim fizik dhe ai e denoncoi atë në polici për dhunë. Ka qenë vajza e cila e ka bindur që të terhiqte denoncimin dhe ta falte, por më pas djali ka vendosur të largohet nga banesa dhe të jetojë diku tjetër me qira.

67-vjeçari thotë se nuk jeton dot i vetëm e nuk kujdeset dot për veten ndaj në këto kushte ai kërkon ndihmën e shtetit që ta strehojë në një azil, në këmbim dëshiron të japë banesën e tij dhe pensionin e pleqërisë.