Pajisje e re për sigurimin e plazmës, Manastirliu thirrje për dhurimet vullnetare: Bëhuni pjesë për të ndihmuar pacientët me COVID

16/09/2020 - 15:56

Në Qendrën Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, ku nga sot nisi aplikimi i metodës së re për sigurmin e drejtpërdrejtë të plazmës, me aparaturë bashkëkohore. Ministrja Ogerta Manastirliu e cilësoi një tjetër hap përpara drejt sigurimit të terapive alternative për pacientët me COVID19.

“Kemi siguruar pajisjen e posaçme të ndarjes automatike të gjakut, bashkë me setet e dedikuara, në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, ku veç metodës tradicionale, ne tashmë mund të përdorim edhe metodën e avancuar për sigurimin e plazmës, që do të përdoret për trajtimin e atyre pacientëve me COVID19, që përcaktojnë ekipet mjekesore, sipas protokolleve të përcaktuara”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se janë 54 dhurues që i janë bashkuar thirrjes “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, Ministrja e Shëndetësisë bëri apel për dhurimeve vullnetare.

“Përgjatë 1 muaji janë 54 dhurues që e kanë kaluar COVID19 dhe që i plotësojnë kriteret por ka nevojë sërish për qytetarët që e kanë kaluar këtë sëmundje, që të bëhen pjesë e rrjetit të solidaritetit, për të ndihmuar ata pacientë që kanë më shumë nevojë”, tha Ministrja Manastirliu.

Aktualisht në dy spitalet COVID janë rreth 20 pacientë që kanë marrë trajtimin me plazmën konvaleshente, sipas protokolleve të përcaktuara nga shërbimet përkatëse.

Ministrja e Shëndetësisë siguroi se do të vijojë edhe gjatë vitit 2021 sigurimi i aparaturave të tjera dhe seteve përkatëse, për ta shtrirë këtë shërbim, sipas nevojave.

Afereza Produktive është mbledhja e selektuar e produkteve të gjakut. Kjo realizohet nëpërmjet një pajisje të posaçme që quhet ndarësi qelizor i gjakut, që sot është vënë në funksion në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, së bashku me setet e dedikuara.

Nëse deri më sot, nëpërmjet dhurimit konvencional, dhurohet gjaku i plotë, që përmban eritrocite, trombocite dhe plazmë, nëpërmjet ndarësit qelizor mund të ndahet automatikisht komponenti i dëshiruar. Avantazhet e mbledhjes së selektuar të komponentëve të gjakut janë:

· produkte më cilësore

· në sasi të përshtatshme për të trajtuar më shumë se një pacient nga një dhurues i vetëm

· shkurtim domethënës i afateve nga një dhurim në tjetrin. (dhurimi konvencional kërkon të kalojnë minimalisht 8 javë nga dhurimi në dhurim, ndërkohë që nëpërmjet ndarësit qelizor, dhurimi i plazmës mund të përsëritet çdo 14 ditë).

Përdorimi i gjerë i plazmës konvaleshente në shumë vende të BE e SHBA në trajtimin e COVID-19, si edhe avantazhet e dhurimit me aferezë, nxorrën në pah nevojën për të pasur në dispozicion të Qendrës së Gjakut ndarësin qelizor, me qëllim mbledhjen e dedikuar dhe në sasi sa më të mëdha të plazmës konvaleshente nga dhurues (ish pacietë me COVID-19) me një titër të rëndësishëm antitrupash ndaj SARS-CoV2.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo mëngjesin e kësaj të premteje e ka nisur me një thirrje për të gjithë qytetarët dhe kolegët për

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në Facebook mesazhin e mjekës së spitalit Covid-2 "Shefqet Ndroqi", Alma Cani.

Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj deklaroi se deri tani për menaxhimin e situatës së pandemisë së koronavirusit, po v

U zhvillua sot në Tiranë takimi Ministerial i vendeve të Ballkanit Perendimor për Integrimin e komunitetit Rom, një vit pas miratimit të

Specialistja e promocionit të Shëndetit Publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, Mimoza Toska Zoraqi, ka humbur jetën për shkak të

UNICEF Shqipëri ka vijuar me prezantimin e fushatës #TëBesoj në qytetin e Durrësit në sheshin "Liria", duke organizuar një aktivitet të h

Shqiptarët janë më pesimistë se mesatarja botërore, kur vjen puna te pritshmëritë për të ardhmen, sipas një sondazhi global të zhvilluar

Një greviste është dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin e Ballshit duke lënë grevën e urisë.

Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino i është drejtuar me një mesazh të gjithë qytetarëve, vecanërisht skeptikëve për ekzistencën e Covid-19.

"Nëse do duhet të bënim një apel sot, apeli do të ishte i thjeshtë për çdo grua, për çdo nënë, ju lutem mos neglizhoni asgjë nëse ka