Pakti për Universitetin, Manastirliu: Laborator biosimulimi klinik për studentët e Mjekësisë

13/02/2020 - 13:34

Studentët e Universitetit të Mjekësisë do të kryejnë praktikat mjekësore në laboratorin e ri të biosimulimit klinik pranë Fakultetit të Mjekësisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bashkë me drejtuesit e Universitetit të Mjekësisë dhe një grup studentësh, panë nga afër investimin e ri, që përmbush një kërkesë të kahershme të studentëve, të cilët tashmë do t’i kryejnë praktikat klinike si në vendet europiane.

“Ky është një premtim i mbajtur. Realizojmë një investim të munguar prej shumë vitesh dhe po aq të kërkuar nga studentët e Mjekësisë, laboratorin e biosimulimit për praktikën klinike të studentëve, një tjetër angazhim i përmbushur në kuadër të Paktit për Universitetin", tha Manastirliu.

Investimi prej 26 mijë dollarë për laboratorin e biosimulimit klinik është mundësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fakulteti i Mjekësisë, në bashkēpunim me Fondin Global.

Duke theksuar se investimet për mbështetjen e studentëve do të vazhdojnë, Manastirliu theksoi se në kuadër të Paktit për Universitetin janë mbajtur premtimet e dhëna.

“Angazhimet tona në kuadër të Paktit për Universitetin vijojnë të përmbushen, duke ju dhënë mundësi studentëve të Mjekësisë të kryejnë praktikat klinike siç e meritojnë dhe një ndër këto angazhime është mundësimi i praktikave klinike për studentët e degës së Farmacisë, të cilët nuk e kanë patur këtë mundësi deri më sot dhe do ta kenë në kushte dhe standarde europiane në depon e re farmaceutike në QSUT”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale renditi një sërë angazhimesh të përmbushura në kuadër të Paktit për Universitetin.

“Është premtim i mbajtur praktika mësimore për studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore qe kanë kryer për herë të parë – me angazhim tonë për Paktin- praktikën mësimore pranë Laboratorit të Kontrollit Shëndetësor Bazë. Është premtim i mbajtur mundësimi për herë të parë i trajnimeve jashtë vendit të studentëve, gjatë kohës së kryerjes së studimeve. Siç është premtim i mbajtur salla kirurgjikale digjitale në spitalin e ri të kirurgjisë, e cila do i shërbejë studentëve të mjekësisë për të ndjekur ndërhyrjet kirurgjikale", tha Manastirliu.

Gjatë takimit me studentët, Ministrja e Shëndetësisë tha se së shpejti do të prezantohet projekti amicioz i ngritjes së Qendrës së Biosimulimit Klinik brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, që do t’i vlejë formimit profesional të studentëve të Universitetit të Mjekësisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Janë testuar 13 raste të dyshuara tek udhëtarë që kanë histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi i ri dhe rezulton deri

Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një protokoll bashkëpunimi për forcimin e ndërveprimit në fushën e shërbimit shëndetësor, duke përfs

Pas evidentimit të situatës shëndetësore me prezencë komunitare të koronavirusit në Itali, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Një qytetar nga Tirana Andreja Pepkolaj ,pretendon se zgjidh problemet shëndetësore e sociale të njerëzve , duke u lutur e kryer rituale

Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e pazakontë të një 85-vjeçari.

Detaje të reja zbardhen për krimin brenda familjes në Xhafzotaj të Durrësit ku Lulzim Cuku vrau bashkëshorten e tij Manjola Cuku në mënyr

"Qeveria po përgatit një paketë të plotë mbështetëse konkrete për kthimin e mjekëve shqiptarë të diasporës, që nga bonusi dhe incentivat

Kryetarja e Komisionit të Arsimit dhe Medias, Fatjona Dhimitri, i kërkon publikisht ministres së Arsimit, Besa Shahini, të japë dorëheqje

Fotot e të sëmurëve në fund të jetës, por edhe të vdekur. Foto që do t’ju bëjnë që ta lini vesin e duhanit.

Stresi i lidhur me punën ka një prevalencë të lartë tek punonjësit në Shqipëri.