Pakti për Universitetin, ministrja Kushi: 210 të punësuar nga Thirrja V e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

23/11/2020 - 10:26

“Plot 210 praktikantë janë punësuar para 3 javësh me kontratë 1-vjeçare nga Thirrja V e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në kuadër të Paktit për Universitetin” – bën me dije ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi në një postim në rrjetin e saj social Facebook.

Ajo nënvizon se ata japin tashmë kontributin e tyre në institucione të ndryshme qendrore, jo-buxhetore, si dhe shoqëri tregtare e aksionere. 

Ndërkohë, Kushi shprehet së është takuar me një pjesë të vogël prej tyre, praktikantë të punësuar pranë MASR dhe institucioneve të saj të varësisë, nga të cilët është informuar mbi përvojën e tyre të deritanishme dhe kanë shkëmbyer së bashku pikëpamje të ndryshme se si ky program mund të zhvillohet akoma më tej.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës në administratën publike, synon të përfshijë pjesëmarrësit në një eksperiencë pune të integruar e në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën publike, me qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale dhe njohjen e administratës publike.

Deri më sot, që nga nisja e këtij programi dhe përgjatë 5 thirrjeve të tij, janë zhvilluar rreth 3,700 praktika pune dhe janë punësuar afërsisht 1,000 praktikantë me kontratë 1-vjeçare pune.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përfaqësuesi i Kishës Orthodokse në Lezhë, Koço Kapedani, i cili u dhunua nga punonjësi i një firme private ka folur për "News 24".

Mjekja shqiptare, Eni Doko, e cila jetonte në Gjermani ka ndërruar jetë në moshë të re.

Vajza e piktorit të njohur shqiptar, Mustafa Arapi ka njoftuar se babai i saj është shtruar ditën e djeshme në spitalin "Shefqet Ndroqi",

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi dëshminë e vajzës së të ndjerës që ndërroi jetë nga Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Të tjera dëshmi vijnë nga familjarë të pacientëve që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë në Facebook për një 10-vjeçar nga Burreli, i ci

Sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” Tire Alldervishi mori sot masën e sigurisë “arrest me burg”.

Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë një rast skandaloz korrupsioni në spitalin Covid 2, ku punonjës të këtij spitali, bëjnë pazar me j

Dritani, 40 vjeç nga qyteti verior i Kukësit, qëndroi gjatë pas kangjellave të spitalit “Shefqet Ndroqi” më 14 dhjetor, në pritje të një