Pakti për universitetin, nis praktika klinike verore për studentët

11/07/2019 - 11:23

Në kuadër të Paktit për Universitetin, Ministria e Shëndetësinë dhe Mbrojtjes Sociale ka mundësuar për studentët e Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore kryerjen e praktikës klinike në Laboratorin Qendror të Programit të Kontrollit Mjekësor Bazë. 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook ka njoftuar se 12 studentët e parë po kryejnë praktikën klinike në laborator.

“12 të parët po përfundojnë praktikën. Cikli vijon me studentët e tjerë deri në fund të verës. 116 studentë të Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore, të degës Teknikë Laboratori do të kryejnë praktikat klinike verore pranë këtij laboratori”, thotë Manastirliu. 

Për secilin prej studentëve kjo eksperiencë do të njihet si eksperiencë pune.

Në kuadër të Paktit për Universitetin ofrimi i praktikave klinike për studentët e shkencave teknike mjekësore ishte një nga angazhimet që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Sipas Paktit për Universitetin, Ministria në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë do të mundësojnë kushtet e nevojshme që edhe në spitale të ketë hapësirat e nevojshme për studentët.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vetëvrasjet u rriten në mënyrë sistematike dy vitet e fundit, duke arritur në 216 persona më 2019 ose 2,3 për qind në raport me një vit m

Prej 15 majit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, mesatarisht çdo ditë kalojnë 10 autobusë me punëtorë sezonale nga zona të ndryshm

FRPD reagon për megaskandalin e dhunës seksuale ndaj 15-vjecares. Të rinjtë e FRPD-së kanë tubuar sot para Ministrisë së Arsimit.

Një protestë paqësore është organizuar në Padova nga shqiptarë dhe italianë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar të shembur si sot dy javë më

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar.  Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kop

Andrea Karanaxha është një prej pensionistëve në qytetin e Durrësit, që ka pasion kopshtarinë.

Imami Ervin Qylafku, i cili drejton Xhaminë e Madhe në Durrës, në urimin e tij për besimtarët për ditën e Fitër Bajramit, lutet vetëm për

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.

Mbyllja e lojërave të fatit në fund të vitit 2018 bëri që shumica e atyre që luanin në kazino apo pika bastesh të ktheheshin tek bixhozi