Pamjet e rënda që do shihni në paketat e cigareve që do blini në Shqipëri (FOTO)

20/02/2020 - 08:23

Fotot e të sëmurëve në fund të jetës, por edhe të vdekur. Foto që do t’ju bëjnë që ta lini vesin e duhanit. Çdo paketë cigaresh në Shqipëri shumë shpejt duhet të jetë e rrethuar me këto foto. Në rast të kundërt nuk do lejohet shitja.

Komiteti Ndërsektorial për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit, në mbledhjen e mbajtur ditën e djeshme, në drejtimin e ministres Ogerta Manastirliu, ka miratuar imazhet që do të përdoren në paketimet e duhanit në Shqipëri.

“Ne propozuam që të përdornim imazhet që përdoren në Bashkimin Europian, por nuk ishte e mundur për shkak se lejohet vetëm për vendet anëtare. Ndaj hulumtuam dhe morëm miratim nga Australia dhe Kanadaja për të përdorur fotot paralajmëruese në paketimet e duhanit. Paralajmërimet e kombinuara tekst dhe figurë do të zënë 65% të faqes ballore të paketimit të duhanit dhe po ashtu të faqes së pasme, duke zbatuar Direktivën 2014/40 EU”, tha Manastirliu.

Imazhet e reja do te vendosen në paketat e cigareve dy vite pas miratimit, për t’i lënë kohën e nevojshme biznesit për të bërë ndryshimet e duhura në paketimin e duhanit.

Strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë, ISHP dhe ISHSH do të ndjekin zbatimin e ligjit të ri, me përfshirjen e të gjithë institucioneve të ngarkuara nga ligji në grupet e inspektimit, qoftë inspektoriati i punës, drejtoritë e taksave, inspektoriatet arsimore dhe policia.

Gjithashtu, në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive do të ndërmerret një fushatë komunikimi për dëmet që shkakton duhanpirja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Adrian Fandi, një mjek shqiptar me banim në Londër ka ndarë në emisionin “Opinion” përvojën e tij me Covid -19.

Në Ditën Botërore të Shëndetit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vlerësuar mjekët, infermierët dhe

Nga 383 persona të infektuar me COVID 19, 41 raste janë në radhët e bluzave të bardha.

Kur po bëhet gati një muaj që ka nisur kufizimi i lëvizjeve dhe shqiptarët janë vendosur në karantinë të detyruar brenda shtëpive të tyre

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare shpreh shqetësimin e saj lidhur me rastet e dhunës në familje në shqiptare gjatë periudhës së izolimit

Një 80-vjeçare nga Vlora është bërë pacientja e 100-të e shëruar nga koronavirusi në Shqipëri, teksa la sot Spitalin Infektiv.

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus, në një lidhje të drejtpërdrejtë me News 24” ka treguar

“Jemi në mesin e një beteje që nuk është ndalur në asnjë moment, lufta nuk ka mbaruar”.

Rregullat e lëvizjes së qytetarëve në kushtet e karantinës kanë venë në vështirësi mjaft qytetarë në Durrës.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili u prek nga koronavirusi ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për shëndet