Panairi i punës në Durrës/ Shkolla e parukeri-estetikës që mundëson punësimin direkt të të rinjve (VIDEO)

15/05/2018 - 14:08

Shkolla 2-vjeçare parukeri-estetikë “Top Style School” me Qendrën trajnuese “GIOAD” Miss Fantazy është paraqitur në panairin e punës në Durrës me një sërë kursesh kualifikimi që i bën të mundur punësimin e tyre direkt në këtë fushë.

Nina Beqiraj, administratore e qendrës, tha se ka pasur një interes shumë të madh nga të rinjtë për kurset profesionale në parukeri, por edhe për t’u punësuar në sektorë të ndryshëm të industrisë së turizmit në Durrës, në restorante e hotele. 

Së fundmi, në kuadër të marrëveshjes së realizuar mes UAMD-së dhe kompanisë “GIOAD” shpk, studentët e Fizioterapisë kanë mundësi që praktikën mësimore ta kryejnë pranë kësaj qendre. Beqiraj tha se “GIOAD” shpk, do t’iu krijojë studentëve mundësinë që të praktikohen me të gjitha aparaturat të cilat kompania disponon, si dhe mundësinë e punësimit për nxënësit më të mirëfilltë.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Banjat kanë shpërthyer dhe era e rëndë e tyre futet në çdo klasë nga korridoret, banjat nuk kanë dyer dhe si rrjedhim në to nuk mund

Një rrëfim i pazakontë, që mund ta kemi dëgjuar pas veshi por asnjëherë publikisht.

Thonë se ushqimi është një ndër kënaqësitë më të mëdha të jetës dhe se të paktë janë ata që e shijojnë vërtetë.

''Gjatë muajit tetor, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, mamografët e lëvizshëm po ofrojnë shërbim pa ndërprerje afër ven

Një monitorim i pavarur i zhurmave në qytetin e Tiranës për 2018-en, tregon diferencim të madh të vlerave nga matjet e vitit të kaluar te

Flora Baftjari është zonja nga Vaqarri e cila denoncon publikisht në emisionin “Pa gjurmë” në Report TV dhunën që ushtron i vëllai Edmond

Dhuna është një plagë e shoqërisë, por ajo është edhe më e rëndë kur është brenda katër mureve të familjes.

Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën në universitetin e Durrësit ofron një alternativë unike në universitetet shtetërore: stu