Pandemia “i mësoi” shqiptarët të paguajnë me kartë, rritje 17% në 2020-ën

23/02/2021 - 07:35

Numri i pagesave me kartë në Shqipëri arriti në më shumë se 5.8 milionë gjatë vitit 2020, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pagesat në pikat elektronike të shitjes kanë shënuar një rritje domethënëse me 17% krahasuar me një vit më parë.

Pas shpërthimit të pandemisë, konsumatorët nisën të përdornin më shumë kartat në pagesat për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, kryesisht për shkak të perceptimit se kontakti me paranë cash mund të sillte një rrezik të shtuar për përhapjen e koronavirusit që shkakton Covid-19.

Ky faktor duket se ka sjellë një ndikim pozitiv në prirjen e shqiptarëve për të përdorur më shumë pagesat elektronike. Kjo tendencë duket se konfirmohet në mënyrë të tërthortë edhe nga një numër më i vogël i tërheqjeve cash në bankomate në 16.1 milionë, nga 16.5 milionë që kishin qenë një vit më parë.

Sidoqoftë, efekti i pandemisë është ndjerë edhe në ecurinë e pagesave elektronike, e lidhur kjo sidomos me rënien e ndjeshme të turizmit hyrës. Si vlerë, pagesat me kartë në pikat POS të bankave tregtare shqiptare ranë lehtë vitin e kaluar në 25.5 miliardë lekë, rreth 2.7% më pak krahasuar me vitin 2019.

Sipas ekspertëve, ulja drastike e numrit të vizitorëve të huaj, që kanë një shkallë të lartë të përdorimit të pagesave me kartë bankare, duket të ketë qenë faktori kryesor që ka sjellë këtë rënie të lehtë. Një efekt të ngjashëm ka pasur edhe pakësimi drastik i udhëtimeve të shqiptarëve jashtë vendit, duke sjellë si pasojë më shumë pagesa me kartë për prenotime biletash apo hotelesh.

Pavarësisht efektit të pritshëm negativ nga faktori i turizmit, rritja e numrit të pagesave me kartë dëshmon se në përgjithësi pandemia ka ndikuar pozitivisht përdorimin e pagesave elektronike nga shqiptarët.

Studimet krahasuese të Visa dhe Master Card kanë treguar se Shqipëria është një ndër tregjet me përdorimin më të ulët të pagesave jo cash me karta. Pagesat me kartë në pikat elektronike të shitjes përbëjnë vetëm 10% të volumit total të transaksioneve me kartë, duke e renditur Shqipërinë si një nga vendet me me nivelin më të ulët të këtij treguesi në Europë.

Bankat kanë rritur ndjeshëm numrin e terminaleve elektronike të shitjes (POS) në vitet e fundit, pavarësisht përdorimit relativisht të ulët dhe rezistencës së tregtarëve, të motivuar pjesërisht nga informaliteti. Në fund të vitit 2020, numri i terminaleve POS arriti në më shumë se 12 100, në rritje me 8.7% krahasuar me një vit më parë.

Në fund të vitit 2020, shqiptarët kishin në përdorim 1.26 milionë karta bankare aktive, në pjesën dërrmuese karta debiti të lidhura me llogaritë rrjedhëse. Numri i kartave u rrit me 4.8% krahasuar me një vit më parë./Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqiptarët duhet të punojnë 5 orë e 22 minuta për të paguar faturën më të lirë mujore të internetit me brez të gjerë, sipas një harte të

Një ditë pasi aksidenti i mori jetën 16-vjeçarit Flavio Osmani, banorët e Sukthit kërkojnë të ndërhyhet në rrugën që u bë shkak për ngjar

Mateo Osmani, djali i kreut të Njësisë Administrative Sukth, Rrapo Osmani i ka dedikuar një postim prekës vëllait të tij, Flavios, i cili

Teksa prej më shumë se një viti koronavirusi është kthyer në temën kryesore, duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, qytetarë, institucion

Shitjet online u revolucionarizuan gjatë pandemisë Covid-19, pasi masat kufizuese detyruan shumë biznese të operojnë në kushte jo të zako

Zhvillimet demografike në vend janë përkeqësuar më tej gjatë vitit 2020, duke lajmëruar një përkeqësim të numrit të popullsisë në shumicë

Në muajin janar 2021 inflacioni i matur sipas metodës së Eurostat shënoi 0.6% ose 0.2 për qind, më i lartë se matjet kombëtarë nga INSTAT

Nëse keni një palë këpucë, të kuqe apo çfarëdo ngjyre dhe modeli që nuk ju duhen më, mund t'i dorëzoni pranë teatri "Aleksandë Moisiu" në

Një tjetër rast tragjik është shënuar në spitalin "Shefqet Ndroqi", ku një 32-vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të koronavriusit.

Shqipëria ka filluar gradualisht procesin e vaksinimit, fillimisht me mjekët dhe personat mbi 80 vjeç, por deri tani vetëm me ata që krye