Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Pandemia përkeqësoi papunësinë te personat me universitet

19/04/2021 - 07:46

Në Shqipëri, papunësia është më e lartë në personat e mirarsimuar sidomos ata me universitet, por pandemia Covid-19 duket se e ka përkeqësuar më tej perspektivën e punësimit për këtë kategori.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në tremujorin e fundit të vitit 2020, shkalla e papunësisë tek personat me arsim të lartë të moshës 15-64 vjeç arriti në 14% nga 12.6% në të njëjtën periudhë të vitit 2019. Papunësia në këtë kategori të forcës së punës me arsim të lartë u rrit me 1. 4 pikë për qind.

Rritja ishte e pranishme edhe në kategoritë e tjera me arsim më të ulët, por më e butë se tek më të shkolluarit. Te forca e punës me arsim të mesëm, shkalla e papunësisë në të njëjtën periudhë ishte 13.9%, me një rritje vjetore 0,7 pikë përqindje.

Performancën më të mirë në tregun e punës e kanë ata më pak të arsimuarit. Shkalla e papunësisë në këtë kategori ishte 9.9%, shumë poshtë papunësisë së përgjithshme që ishte 11.8% në tremujorin e fundit të vitit. Gjithashtu kriza e shihet te ketë qenë më e butë në këtë nivel të arsimi, pasi statistikat zyrtare tregojnë se papunësia në këtë kategori u rrit me vetëm 0.2%.

Në të gjithë botën, kriza pandemike goditi shtresat më pak të arsimuara të popullsisë dhe ato me paga të ulëta. Por në Shqipëri, për shkak të informalitetit të lartë të tregut të punës, ndikimi i pandemisë në punësim nuk vjen i plotë.

Niveli i lartë i papunësisë në grupet e arsimuara të forcës së punës nxjerr në pah dy dobësi themelore të ekonomisë shqiptare.

E para, modeli ekonomik është e bazuar te sektorët pa produktivitet që kanë në themele të aktivitetit të tyre krahun e lirë të punës dhe jo aftësitë.

E dyta. sistemi arsimor shqiptar ka ende një hendek të lartë me nevojat e tregut të punës. Ekonomia shqiptare dominohet nga bujqësia, shërbimet dhe tregtia, por studimet e larta janë të prirura nga shkenca sociale, drejtësia dhe ekonomiku.

Si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve, oferta për punë, në 90% të rasteve i drejtohet një forcë punëtore pa kualifikim, për profesione të tilla si, punonjës fasonerie, për bare dhe restorante, punëtor krahu në ndërtim etj.

Një studim i fundit i Organizatës Ndërkombëtare për punësim ILO, raportoi se informaliteti në tregun e punës në Shqipëri është rreth 60% dhe është i përqendruar kryesisht në Bujqësi dhe tek te vetëpunësuarit. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përgjigjet e aplikimeve për lotarinë amerikane dalin sot.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bën të ditur se 12,766, prej tyre 3612 fëmijë shqiptar të lindur jasht

Popullsia e qarqeve edhe në vitin 2021 ka pësuar rënie në shumicën prej tyre, duke pasqyruar problematikën e fortë demografike, me rënien

Rritja e vdekshmërisë si pasojë e Covid-19, tendenca vijuese e rënies së lindjeve dhe emigracioni (që gjithsesi ishte më i ulët për shkak

“Me Fondin Social po mbështesim qendrat e kujdesit për implementimin e modelit të ri të fuqizimit të të rinjve me aftësi ndryshe për

Djali i aktorit të ndjerë Guljelm Radoja, Redi Radoja në një postim në rrjete sociale i ka dedikuar disa rrjeshta të atit që humbi betejë

Shpenzimet për arsimin arritën vetëm 2.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë vitit 2020, duke shënuar nivelin më të ulët të dy d

Pandemia Covid-19 e nxiti më tej përdorimin e drogës në vendet e Ballkanit Perëndimor, por masat kufizuese penguan përdoruesit e kokainës

Emisioni Stop në Tv Klan ka udhëtuar drejt Fushë-Krujës.