Nevila Mataj, partnerja e Majlind Lilës, i cili kreu vrasjen e trefishtë mëngjesin e të hënës në Tiranë, ka reaguar në disa postime në Facebook për ngjarjen që tronditi familjen e saj dhe jo vetëm.

Në pamundësi për të ardhur në Shqipëri pasi nuk ka guxim që t’iu japë lamtumirën e fundit prindërve të saj të ndjerë, Nevila me fjalë prekëse iu kërkon falje atyre për fundin tragjik.

“Si ju vrava une ju gjeja ime me e shtrenjte. Me fal vella me falni te gjithë”

“Nuk mundem te vij. Nuk u shoh dot ne sy. Cfare tu them qe shpetova veten dhe ju vrava ju. Duhet te isha une ne vendin tuaj. Une e futa ate te semure ne jeten tuaj. Cfare do ju them kur tu shoh. Pse nuk ju mbrojta dot? Pse mendova vetem per vete Pse…”, 

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se krimi i trefishtë ndodhi pasi çifti, që prej 1 viti jetonte në Suedi, ishin ndarë.
Shkëputja e marrëdhënies me vajzën e tyre siç duket ka çuar deri në marrëzi Lilën, i cili kreu masakrën në ‘Unazën e Re’, duke vrarë me armë zjarri vjehrrën dhe vjehrrin dhe më pas veten.

Pasi çifti ishte njohur në Shqipëri që prej 2012-ës, kishin vendosur që të emigronin drejt Suedisë, ndërkohë që konfliktet mes tyre i çuan deri në ndarje. Lila fajësonte prindërit e saj, Bujar e Valentina Matajn nga Korça, për ndarjen me 36-vjeçaren.