Pensionisët e Durrësit kanë nxituar që në ditën e parë në zyrat postare për të tërhequr shpërblimin prej 5 mijë lekësh të reja të akorduar nga qeveria për festat e fundvitit.

Ata që kanë patur sot ditën e marrjes së pensionit, kanë marrë edhe shpërblimin prej 5 mijë lekësh. Ndërsa pjesa tjetër do e tërheqë në ditët e ardhshme sipas grafikut të pensionit.

Pensionistët që janë edhe shtresa me e varfër e popullsisë, e konsiderojnë dhuratë të çmuar shpërblimin ndaj edhe kanë filluar të mendohen si do e shpenzojnë.

“Do blej fruta e një gjel deti”, thotë një pensionist. Të tjerë thonë se do blejnë diçka për festa, por asnjë prej tyre nuk është ikënaqur me pensionin mujor.

Me pensionin që kanë janë zhytur në mjerim e fukarallëk, duke shtyrë si të munden vitet e fundit të jetës, pavarësisht se kanë punuar në fronte shumë të vështira, ku i ka kërkuar atdheu.

K.H.