Plakja e popullisë ka vënë poshtë këto qytete, të rinjtë zgjedhin Tiranën

15/03/2019 - 08:58

Qarqet më të plakura të vendit janë Gjirokatrsa, Saranda dhe Lezha. Eurostat në statistikat rajonale të Europës përllogariti se në 2017-n mosha mesatare në Gjirokastër është 38.2 vjeç, në Sarandë dhe Berat me 37.2 për secilën, ndërsa në Lezhë dhe në Fier 36.6 vjeç.

Qarqet me moshën mesatare më të re të popullsisë janë ato të Dibrës, Tiranës dhe Kukësit përkatësisht me 34.4, 34.5 dhe 34.8 vjeç.

Shqipëria ka moshën mesatare të popullsisë më të re në Europë  me 35.4 vjeç, por ndryshimet e forta demografike me rënien e lindjeve dhe emigracionin e lartë po krijojnë një proces me të shpejtë plakjeje se vendet e Europës, ku mosha mesatare e popullsisë është nga 40-47 vjeç sipas rajoneve.

Në Europë me popullsinë më të plakur paraqiten rajonet e Gjermanisë së Veriut me një moshë mesatare 47 vjeç të popullsisë, më pas rajonet më popullsinë më të plakur janë në Italinë e veriut dhe në Spanjë. Teksa shtete e lindjes në BE kanë moshën mesatare të popullsisë më të re, të tilla si Rumania, Polonia, Bullgaria dhe në tërësi Rajoni i Ballkanit dhe Turqia, ku mosha mesatare e popullsisë është nën 40 vjeç në shumicën e rajoneve.

Për shkak se struktura e popullsisë po ndryshon me shpejtësi në favor të moshave të vjetra, shumë biznese që nga prodhuesit për tregun e vendas, por sidomos sektori i shitjeve me pakicë dhe shërbimeve, duhet të zhvillojnë projeksione të reja për bizneset e tyre. Ajo që për vende të zhvilluara të Europës ka ndodhur për dekada, në Shqipëri po ndodh brenda vitit. Në vitin 2018, raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2017, nga 26,0% në 25,4%, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rritje nga 19,4% në 20,1% për të njëjtën periudhë.

Në vitin 2011, kur u bë censi i fundit, varësia e të rinjve ndaj popullsisë në moshë pune ishte 30% dhe për të moshuarit 17%. Përqindja e fëmijëve do të ulet më tej (në 17% në vitin 2020, gjysma e përqindjes së vitit 1989) dhe ajo e të moshuarve do të trefishohet në 15% krahasuar me vitin 1989. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë i janë përgjigjur thirrjes së ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në K

Pensionet në Shqipëri janë aq të ulëta sa i gjithë brezi i pensionistëve që ndërtuan Shqipërinë, veprat më të mëdha në energjetikë, infra

Varfëria dhe më pas liria për të lëvizur e kanë nxitur një pjesë të popullsisë së Ballkanit të emigrojë, por  në Shqipëri kjo tendencë ës

“Edukimi në vazhdim nuk do të mbetet vetëm në dëshirën e profesionistëve, por do të jenë kusht për ushtrimin e profesionit.

Fruti i stinës, qershia, ka hyrë me shumicë në tregun e përditshëm në Durrës.

Gjatë inspektimit në Poliklinikën e Specialiteteve nr.2 në Tiranë, Ministrja e Shëndetësisë pa nga afër investimet në pajise dhe laborato

Ndërsa shumë ndërmarrje, sidomos ato në sektorin e industrisë, si p.sh.

Trajnimi “Teknikat tradicionale në ndërtim” vjen tashmë edhe në Durrës!

Në rrugicat e Dhoksatit, fshat në Gjirokastër, ështëthuajse e pamundur të ndeshesh me ndonjë të ri.