Plepa-Shkozet, banorët e bizneset kërkojnë mbikalime

30/08/2015 - 19:08

30gusht 2015 - Unaza Plepa-Shkozet pjesë e By Pass-it të Durrësit, po kthehet ndër akset rrugore më të rrezikshme, për shkak të shtimit të numrit të aksidenteve që ndodhin aty. Edhe pse konsiderohet ndër arteriet kryesore të vendit, për të lidhur jugun me veriun, nëpërmjet autostradës Tiranë-Durrës, në të gjithë gjatësinë e saj vihet re mungesa e elementeve të sigurisë.

Me dhjetra aksidente kanë ndodhur në këtë segment të shkurtër, ndërsa brenda këtij muaji dy persona kanë humbur jetën në aksident automobilistik. “Panorama” i ka kushtuar vëmendje kësaj rruge nacionale, ku banorët që jetojnë në të dy krahët apelojnë për shtimin e mbikalimeve dhe elementeve të tjera të sigurisë.

Rruga e re Plepa-Shkozet, e cila kalon mes përmes një zonë të urbanizuar, ka mungesë të theksuar të elementeve të sigurisë. Kufiri i shpejtësisë nga drejtuesit e automjeteve nuk respektohet, ndërsa mungesa e sinjalistikës në kryqëzime dhe degëzimet e segmentit, në jo pak raste janë bërë shkak për aksidente fatale. Sinjalistika fosforeshente mungon plotësisht, ashtu sikurse edhe mbrojteset anësorë të rrugës, duke u kthyer në një rrezik potencial në rastet e aksidenteve, kryesisht për banorët e bizneset e pozicionuara në të dyja anët e rrugës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një familje e re në Shkodër është shtuar ditën e sotme me tre fëmijë. Trenjaket Elena, Soleil dhe Kristel gëzojnë shëndet të plotë.

Gëzim i trefishtë për familjen nga Hasi, për ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trenjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin "Koço Gl

Pas sanitares Tire Alldervishi që punonte në spitalin Covid 2 e cila zhvati nga paratë vajzën e një pacienteje me koronavirus, emisioni S

Fiks Fare denoncoi një skandal në shëndetësi, ku një viktime nga Covid 19 i kanë vjedhur një pajisje oksigjeni me vlerë 5 mijë euro.

Shqipëria konsiderohet si një ‘parajsë’ për pensionistët e huaj, për shkak të kostos së lirë të jetesës raport me të ardhurat me tyre.

Mjekja shqiptare, Eneida Doko, 34 vjeç, ndërroi jetë në Gjermani pas një aksidenti rrugor.

Në këtë javë të dytë të vaksinimit anti-covid ata që po i nënshtrohen këtij procesi është personeli shëndetësor i pavionit COVID të Pedia

Përfaqësuesi i Kishës Orthodokse në Lezhë, Koço Kapedani, i cili u dhunua nga punonjësi i një firme private ka folur për "News 24".

Mjekja shqiptare, Eni Doko, e cila jetonte në Gjermani ka ndërruar jetë në moshë të re.

Vajza e piktorit të njohur shqiptar, Mustafa Arapi ka njoftuar se babai i saj është shtruar ditën e djeshme në spitalin "Shefqet Ndroqi",