Portali “Mjekë për Shqipërinë”, Manastirliu: Punësohen 58 mjekë

18/11/2019 - 10:48

Gjatë muajit nëntor, janë punësuar 58 mjekë të rinj në qendra shëndetësore dhe spitalet publike në vend me portalin “Mjekë për Shqipërinë”. Gjatë takimit me mjekët e punësuar rishtazi, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se portali do të jetë gjatë kohës i hapur për t’iu krijuar mundësinë mjekëve për t’u njohur me vendet e lira të punës dhe për t’iu bashkuar sistemit shëndetësor publik.

“Jam e kënaqur që 58 mjekë do të jenë pjesë e armatës së mjekëve në sistemin publik që do t’i atashohen qendrave shëndetësore dhe spitaleve tona si mjekë të përgjithshëm, mjekë familje edhe si mjekë specialistë. Ndryshe nga më parë, sot informacioni për vendet e punës është i hapur dhe i aksesueshëm nga të gjithë dhe ju jeni shembulli i punësimit me meritë, në bazë të aftësive tuaja”, tha ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë takimit me mjekët e sapo punësuar.

Manastirliu tha se Portali “Mjekë për Shqipërinë” ka rritur transparencën në punësimin e mjekëve.

Portali i mjekëve është një portal që nuk hapet me faza, pra do të jetë gjatë gjithë kohës i hapur për të plotësuar vendet e lira të punës me mjekë familje, mjekë të përgjithshëm apo mjekë specialistë. Secili mjek i cili është i diplomuar dhe i licensuar mundet që të aplikojë për gjatë gjithë vitit në pozicione të cilat janë të shpallura apo do të shpallen rishtazi në mënyrë të vazhdueshme nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa procedurat do të ndiqen nga Operatori i Kujdesit Shëndetësor.

Thirrjes së dytë në Portalin “Mjekë për Shqipërinë” i’u përgjigjën 106 mjekë familje dhe mjekë specialistë. Me Udhëzimin e ri të Portalit “Mjekë për Shqipërinë” janë krijuar listat e pritjes për mjekët që aplikojnë me portal, duke iu dhënë kështu mjekëve mundësinë e punësimit në momentin që hapet vendi vakant në rajonin ku ka e aplikuar.

Nga muaji maj i këtij viti janë në total 99 mjekë të punësuar në sistemin shëndetësor nëpërmjet Portalit “Mjekë për Shqipërinë”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

30 sekonda….vetëm 30 sekonda fatale mjaftuan për të shkatërruar vatrën e ngrohtë familjare të Ajet Meçjas.

Edhe banorët e lagjes numër 7 në Durrës kanë mbajtur frymën pezull pas tërmetit të 26 nëntorit.

 “Buxheti i vitit 2020 është buxheti i rindërtimit të qendrave shëndetësore dhe spitaleve, pa cenuar shërbimet për qytetarët” - Kështu u

Psikologia Valbona Treska ka dhënë mesazhin për të gjithë qytetarët që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit që t'i drejtohen atyre dhe m

Klement Çupi, ishte një ndër viktimat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Shkrimtarja e njohur për fëmijë, Myzejen Konduri, njëkohësisht edhe Producente e Miss & Mr Durrësit dhe Miss & Mr Turizmi, bashkë

Rrëfime tronditëse vijojnë të vijnë nga Thumana, aty ku prej mëngjesit të 26 nëntorit ka pllakosur dhimbja, trishtimi dhe zia, ndërsa e g

Shërbimi shëndetësor po ofrohet pa ndërprerje pranë pikave të emergjencës dhe në hotele ku janë akomoduar familjet e mbetura pa strehë si

Kishte mbledhur me ditë, javë e muaj për të realizuar udhëtimin e ëndrrave të saj, një shëtitje në Paris, por ka vendosur t’i japë kursim