Konfliktit të brendshëm, dhe akuzave për korrupsion e manipulime, nuk i ka shpëtuar as shoqata e të verbërve në Durrës. Shkarkimi i kryetarit të kësaj shoqate ka sjellë një debat midis anëtarësisë.

Një grup i kësaj shoqate ka protestuar për moszbatim të statutit në zgjedhjen e delegatëve si dhe kërkojnë që kongresi të ndërrojë statutin, pasi ndjehen të diskriminuar. Ata thonë se shoqata e të verbërve në Durrës është kthyer në organizatë private.

Ky debat është hapur në prag të mbajtjes së kongresit të të verbërve. Është një grup nga shoqata e qytetit të Durrësit që ka bërë publike disa kontradita të administrimit të kësaj shoqate nga kryesia e zgjedhur dhe presidenti i saj.

Ata kanë kërkuar llogari publikisht nga presidenti i kësaj shoqate se përse është shkarkuar kryetari i shoqatës në Durrës. Anëtari i shoqatës së Durrësit, Saimir Farrici, tha se staututi i sotëm favorizon spekulimet nga kryesia ekzistuese.