Programi për Fitër Bajramin, kreu i Komunitetit Mysliman uron të gjithë besimtarët

14/06/2018 - 12:32

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e premte në orën 06:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.

Programi fillon në orën 05:30 dhe mbaron në orën 6:15.

Së bashku me programin e plotë, Komuniteti Mysliman përcjell edhe urimin e kryetarit të KMSH-së, H. Skënder Bruçaj për Fitër Bajramin, për të gjithë besimtarët.

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Të gjithë së bashku përjetuam atmosferën shpirtërore të muajit të begatë të Ramazanit. Allahu i lartësuar na pastë pranuar agjërimin, adhurimet dhe lutjet që kemi bërë gjatë këtij muaji të madhnueshëm. Vetëm Atij i takojnë falënderimet dhe lavdet, që na mundësoi të përjetojmë gëzimin e festës së Bajramit.

Ta gëzojmë të gjithë së bashku festën e Fitër Bajramit. 

Krijuesi i gjithësisë me rastin e Fitër Bajramit na sjelltë paqe, begati, mirësi dhe shëndet në familjet tona dhe në mbarë shoqërinë shqiptare.

Bajrami është kohë e takimeve vëllazërore, është momenti i shprehjes së dashurisë dhe respektit për familjet tona, për fqinjët tanë dhe për të gjithë njerëzit që na rrethojnë.

Fitër Bajrami është momenti kur ne falënderojmë Krijuesin e gjithësisë për begatitë dhe mirësitë që na ka dhënë. Bajrami është koha kur ne i japim kuptim të sotmes dhe ndërtojmë shpresën per të ardhmen e ndritur. Bajrami është festë për zemrën, festë per shpirtin, festë për të gjithë myslimanët anembanë botës.

Të nderuar vëllezër e motra!

Ka shumë veçori që e karakterizojnë një mysliman, si: ndershmëria, bujaria, zemërgjerësia, largpamësia, por unë dua të theksoj më shumë sinqeritetin si një vlerë që duhet të jetë në epiqendrën e jetës së çdo myslimani. Ne jemi e pjesë e umetit të nderuar të profetit Muhamed a.s., shembullit më të lartë të moralit mes njerëzve. Si të tillë, jemi të obliguar që të përjetësojmë vlerat më të larta të moralit në çdo aspekt të jetës sonë të përditshme.

Sinqeriteti në veprat tona na afron drejt devotshmërisë dhe na largon nga hipokrizia. Sinqeriteti në dhënien e zekatit, të sadakasë dhe në gjitha veprat tona të bamirësisë, na afron drejt fitimit të kënaqësisë së Zotit dhe na largon nga egoizmi dhe mendjemadhësia. 

Krijuesi i gjithësisë vlerëson modestinë dhe jo arrogancën, Ai vlerëson bujarinë dhe jo koprracinë, Ai vlerëson të gjithë veprat tona, që në themel kanë sinqeritetin. 

Myslimani nuk rend pas dëshirës për t’u duartrokitur, duke i lidhur me veten të gjitha sukseset e arritura. Ai lumturinë nuk e kërkon te fama, pasuria, pushteti apo te gjërat e tjera të përkohshme, por te besimi në Zot dhe te përpjekjet për të fituar kënaqësinë e Tij.

Profeti Muhamed a.s. e krahason myslimanin me një pemë që jep vazhdimisht fryte dhe qëndron gjithmonë e gjelbër. Natyrisht që rrënjët e kësaj peme ushqehen nga besimi në Zot dhe frytet e saj janë veprat e mira të realizuara me qëllim të pastër dhe sinqeritet.

Zoti na bëftë prej njerëzve të sinqertë, prej atyre që synim kryesor kanë fitimin e kënaqësisë së Tij.

Gëzuar edhe njëherë e për shumë vjet Fitër Bajramin.

Paqja, siguria, begatia e Zotit qofshin mbi të gjithë ju, mbi familjet tuaja dhe mbi të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Zoti e bekoftë vendin tonë dhe popullin tonë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

912 çanta shkolle së bashku me bazën materiale janë shpërndarë në disa shkolla të Durrësit dhe njësitë administrative.

“Historia ime” ka sjellë ditën e sotme historinë e dhimbshme të një gruaje, e cila u martua në moshën 33-vjeçare me një person që e njohu

Shkolla shqipe në Bocholt, Gjermani ka mbledhur një fond prej 3270 euro për riparimin e shkollës 9-vjeçare "Hamza Muça" në Durrës, e dëmt

“Objektet shëndetësore të dëmtuara lehtë si pasojë e tërmetit po rehabilitohen, ndërsa ato me dëmtime serioze do të përfshihen në planin

50 familje në lagjen nr.17 të Durrësit, në zonën e ish-Kënetës, ankohen për infrastrukturën rrugore mjaft të rënduar.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka siguruar qytetarët në Laç se shërbimi provizor i urgjencës nuk do të

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, zbuloi në rubrikën “Opinion”, në News24, se si është aktualisht gjendja shëndetësore e Ramë

Pasojat e pastërmetit të 26 nëntorit në Durrës janë dramatike në këtë prag dimri për mijëra banorë në Durrës.

Qendra “Smart Center” në Durrës vjen me oferta festive në muajin dhjetor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Qendra Sociale “Gonxhe Bojaxhi”, është shprehur se shërbimi  shënd