Projekt për monitorimin e menaxhimit të mbetjeve urbane në Durrësin e ri (FOTO)

Postuar: 17/06/2017 - 18:30

U zhvillua në Bashkinë Durrës Tryeza e Rrumbullakët “Durrësi i Ri – një destinacion jetësor për Ish-Kënetën”. Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” organizoi këtë tryezë, në kuadër të projektit “Monitorimi dhe vlerësimi qytetar mbi menaxhimin e mbetjeve urbane në zonën e Ish-Kënetës – Durrësi i Ri”, si pjesë e programit ACHIEVE “Shoqëria Civile Shqiptare për një Mjedis Evropian” i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit, Shqipëri (REC).

Projekti ka konsistuar në monitorimin dhe hartëzimin e shërbimeve publike të menaxhimit të mbetjeve urbane (mbledhje, transport, depozitim), rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit qytetar për administrimin e mbetjeve urbane, për ndikimin e tyre në mjedis, në shëndetin e njeriut, në jetën në komunitet dhe në zhvillimin ekonomik, rritjen, edukimin dhe nxitjen e inisiativave të vogla në elementë të sistemit të menaxhimit të mbetjeve si ndarja, riciklimi, ripërdorimi dhe rivlerësimi.

Gjatë zbatimit të këtij projekti prej një viti, “Sot për të Ardhmen” ka monitoruar dhe vlerësuar opinionin dhe kënaqësinë e qytetarëve mbi menaxhimin e mbetjeve urbane në zonën e Ish-Kënetës apo të emërtuar “Durrësi i Ri”. Rezultatet e këtij procesi monitorimi u prezantuan në tryezën e rrumbullakët në të cilën morën pjesë Nënkryetari i Bashkisë Durrës Zhuljen Varfaj, drejtoresha e Zyrës së Politikave të Zhvillimit në Bashkinë e Durrësit Ina Xhakoni, Drejtoresha Ekzekutive e QZHK “Sot për të Ardhmen”, znj. Fabiola Laco, përfaqësues të institucioneve vendore, shoqërisë civile, banorë të zonës, të rinjtë përfitues të projektit etj.

Kjo tryezë jo vetëm përcoi kërkesat e qytetarëve drejtpërdrejtë tek funksionarët kompetentë të pushtetit vendor duke i përfshirë aktivisht, por dha gjithashtu një kontribut të rëndësishëm për rritjen e koordinimit dhe bashkëpunimit me pushtetin vendor dhe institucionet e referencës për mirëmenaxhimin e mbetjeve urbane. Gjetjet e raportit Bashkia Durrës do t’i prioritizojë në planet vendore për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve urbane duke synuar rritjen e investimeve në modernizimin e teknologjisë për evadimin dhe trajtimin e mbetjeve urbane si dhe infrastrukturës rrugore, shtimin e numrit të kontenierëve dhe frekuencave të mbledhjes së mbetjeve në to, partnerizimin për kryerjen e këtij shërbimi me operatorë të tretë duke formalizuar individët mbledhës të mbeturinave dhe nxitur sipërmarrësit për krijimin e bizneseve për evadimin dhe trajtimin e mbetjeve.

Aktiviteti vijoi me një panair produktesh të realizuar nga të rinjtë me mbetje të ricikluara të prodhuara gjatë projektit për sensibilizimin qytetar dhe të autoriteteve vendore në konsiderimin e mënyrave interactive jo vetëm në menaxhimin e mbetjeve, por edhe në përfshirjen e grupeve komunitare sidomos të të rinjve dhe fëmijëve në riciklim dhe ripërdorim të mbetjeve. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Fillimi i stinës së ftohtë të dimrit me temperaturat e ulëta, ka shfaqur edhe format e një gripi agresiv kryesisht tek fëmijët e moshave

1 mijë vogëlushët e shkollës 9-vjeçare "Marie Kaçulini" në Durrës ende vazhdojnë të torturohen duke e zhvilluar mësimin në shkollat e mes

   Edmira prej 4 vitesh vuan dënimin në burgun e grave 325 në “Ali Demi”.

   Në kuadër të luftës kundër informalitetit, inspektorët e tatimeve gjobitën një sërë biznesesh, mes të cilëve një fast food në rrugën “

Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në sektorin e bujqësisë kanë dhënë efektet e para në tregun e përditshëm të fruta-perimeve në Durrës.

Romët dhe egjiptianët janë dy komunitetet më vulnerabël jo vetëm në Durrës, por në të gjithë vendin, komunitete të cilat përballen me ana

   Më shumë se 60 minuta, dhjetra automjete të enjten pasdite janë bllokuar në parkingun nëntokësor pranë sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë

Turizmi i peshkimit ka marrë vëmendje gjithnjë e më shumë në rritje vitet e fundit, jo vetëm në zonën e Mesdheut por edhe në qytetin e Du

Blerta Gjoni është nëna e një vogëlusheje 11-vjeçare e cila vuan nga sindroma dawn.