Në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka nisur punimet seminari tre ditor në kuadër të projektit “HELIX” –, ku Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit është partner. Në universitet u mirëpritën sot dhjetëra kolegë nga universiteti i Varnës Bullgari, University i Selanikut Greqi, përfaqësues të dhomave të biznesit Maqedoni e Bullgari, etj.

Projekti si objektiv ka trajnimet për turizmin. Projekti që ka nisur në vitin 2017 përfundon në 2019-n. Lindita Mukli, dekane e Fakultetit të Teknologjisë dhe Informacionit, tha se “Qëllimi është që studentët të njihen me praktikat me të mira në turizëm; nevojat e vendit për një zhvillim më të mirë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme; krijimi i një database me praktikat me të mira në turizëm; zhvillimi i një moduli në programin e studimit të turizmit “Pedagogjia e turizmit të qëndrueshëm”;  “Shkëmbimi i njohurive për një mikpritje të qëndrueshme në SME në Ballkan”.

Objektivi kryesor është rritja e kompetencave për një biznes të qëndrueshëm dhe inovativ në sektorin e turizmit në Ballkan.

K.H.