Propozimi: Të rritet mosha për pension, 65 për gratë, 70 për burrat

24/12/2013 - 15:47

TIRANE, 24 dhjetor 2013 - Në muajin mars të vitit që vjen do të nisin diskutimet e paketës së re të pensioneve, e cila po hartohet nga specialist të Ministrisë së Financës dhe asaj të Punës. “Në muajin mars do të kemi gati paketën e re të pensioneve, e cila do të diskutohet në grupet e interesit. Skema e re e pensioneve duhet të ndryshoj urgjentisht, pasi është defiçitare. Konkretisht, do të ketë një pension dysheme, i cili do t’u siguroj të moshuarëve një mirqënie sociale normale dhe nuk do të ketë më tavan. 
Duhet të kemi parasysh që sot, sado të lartë t’a kenë patur pagën qytetarët, pensioni nuk del më i lartë se 28 mijë lekë. Për këtë arsye, ky tavan do të hiqet. Kush do që të ketë një pension më të lartë se kjo vlerë mund të kontribuojë vullnetarisht në një nga institutet private të kontributeve, duke derdhur siguracione në shtyllën e tretë”, deklaron Ministri i Punës, Erion Veliaj. 
Sipas tij, duhet të ndryshoj mënyra e konceptimit, kryesisht e të rinjve. Duhet hequr dorë nga mendësia që të punoj sot për sot. Shumë qytetarë mendojnë që më mirë të paguhen, sa më shumë sot dhe të mos derdhin kontribute. “Por, duhet hequr dorë nga ky koncept, pasi çdo njeri duhet të llogarisë, po pas 20 viteve me se do jetoj, përse të mos ketë një pension”, thotë Ministri. Burime zyrtare nga Ministria e Financave shprehen se për pensionet dhe pagat është llogaritur një buxhet prej 2 miliard lekë. Rritja e pensioneve, sikundër e parashikon dhe ligji do të kryehet më 1 korrik.Rritja do të jetë sipas rritjes së inflacionit 3 deri 4 për qind. Kjo rritje kryhet për të përballuar rritjen e çmimeve. 

Mosha e pensioneve 
Një nga kërkesat e përhershme të Bankës Botërore është rritja e moshës së pensionit. Në pakten e re do të hidhet për diskutim pritet të propozohet rritja e pushimit të pleqërisë me 5 vite. Mosha e daljes në pension është 60 vjeç për gratë dhe propozohet të bëhet 65 vjeç dhe për burrat është 65 vjeç dhe pritet të bëhet 70 vjeç. 
Kjo rritje bëhet për disa arsye e para, jetgjatësia e Shqiptarëve është rritur nga 70 vjeç në 76 vjeç. Ndërkohë është rritur ulur shumë numri lindjeve krahasuar me vdekjet, duke sjellë ndryshime të mëdha demografike. Aktualisht, që skema e sigurimeve të quhet rentabël duhet të jetë raporti 3 të siguruar për 1 të moshuar. Por, në të vërtet duke qenë se numri i të siguruarëve që deklarohen është i ulët raporti është 1 me 1.5. 
Rritja e moshës së pensionit do të bëjë që ky raport të bëhet të paktën 2 me 1, të rritet numri i kontributeve të derdhura, rrjedhimisht do të ketë dhe më tepër para për të rritur pensionet, apo për të ndryshuar formulën e llogaritjes së daljes në pension. 
Paketa e re 
Deri tani sistemi i pensioneve në Shqipëri funksionon vetëm me dy shtylla, shtylla e parë, që vlen për shumicën e popullsisë, ku kontrubuti paguhet: një pjesë nga kompania ku punon dhe një pjesë tjetër mbahet nga paga dhe shtylla e dytë ku një i vetpunësuar e paguan vetë gjithë sasinë e kontributit. Këto dy shtylla i përkasin siguracionit të detyrueshëm. Ka dhe një shtyllë të tretë ai i siguracioneve vullnetare. 
Në këtë skemë kryesisht kontribuojnë emigrantët, të cilët derdhin një sasi minimale kontributi dhe përfitojnë një pension minimal. Tashmë, kjo shtyllë e tretë do të zhvillohet, duke i derdhur personalisht kontributet, për të përfituar nesër një pension më të lartë. Paga maksimale është rreth 90 mijë lekë, por sado të paguhesh nuk ka pensione mbi 28 mijë lekë. Kjo bënë që shumica e të punësuarëve të sigurohen për një pagë minimale. Edhe ky quhet informalitet. Për këta punonjës nuk thuhet se punojnë në të zezë, por nga specialistët kategorizohen si punonjësit e shiritit gri. 
Pensionet në qytet 
Pensioni minimal në qytet është 12 024 lekë, së bashku me kompensimet shkon në 14 174 lekë. Në kompensime përfshihen subvencionet që qeveria u jep pensionistëve për ndryshimin e çmimit të bukës, për energjinë elektrike apo edhe shtesa të tjera. Ndërkohë që pensioni maksimal në qytet është 24 048 lekë. Të ardhurat maksimale pas shtimit të subvencioneve janë 24 548 lekë. 
Pensionet në fshat 
Në fshat pensioni minimal është 8 233, së bashku me kompensimet të ardhurat shkojnë në 9123 lekë. Kjo vlerë vjen edhe pas shtimit të subvencioneve shtesë që qeveria mendon, por që për fshatin janë më të reduktuara sesa për qytetin. Janë 553 mijë pensionistë, ku 160 mijë janë të moshuar në zonat rurale. 
Sa janë pensionet 
Qytet Pensioni minimal: 12 024 lekë Të ardhurat minimale: 14 174 lekë Pensioni maksimal: 24 048 lekë Të ardhurat maksimale: 24 548 lekë 
Fshat Pensioni minimal: 8233 lekë Të ardhurat minimale: 9123 lekë Pensioni maksimal: 11 562 lekë Të ardhurat minimale: 12 062 lekë 
Statistika: 550 mijë numri i përfituesve 400 mijë numri i pensionistëve 160 mijë numri i pensionistëve në fshat 
“Skema plotësohet, edhe pa rritur moshën e pensionit” 
Konfederata e Sindikatave është kundër rritjes së moshës së pensionit, sipas tyre ka të tjera mundësi për të forcuar skemën. “Skema aktuale është deficitare, mbahet nga buxheti i shtetit, por për të plotësuar atë nuk është e nevojshme që të rritet mosha e daljes në pension. Një mënyrë është të ndërhyet në ligj. Skema duhet të bazohet në tre kolona, e detyrueshme, vullnetare, e detyrueshme dhe vullnetare njëkohësisht. Kështu çdo i punësuar mund të kontribuoj në skemat private të pensioneve në mënyrë të detyrueshme, por dhe vullnetare. 
Skema duhet të zhvishet nga barrat e tepërta, pensionet e parakohshme, suplementare, të ushtarakëve, të dëshmorëve, familjare dhe të hyjnë në një fond të veçantë të ndihmës sociale. Për minatorët, metalurgët dhe profesione të tjera të rënda, kompanitë private të detyrohen që të derdhin kontribute suplementare të detyrueshme, përveç atyre të zakonshme. 
Pensionet e larta, të deputetëve, pedagogëve, që janë mbi 40 mijë lekë mund të tatohen si në të gjitha vendet e botës”, deklaron Kryetari i Konfedetarës së Sindikatave, Kol Nikolla. Ndërkohë kontributet nuk duhen konceptuar më si taksa, por si kontribut i çdo personi për të përfituar nesër një pension sa më të mirë. Sipas sindikalistëve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore nuk duhet të varet më nga Ministria e Financave, por të kaloj përsëri në varësi të Ministrisë së Punës. 

/Shekulli/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Numri i personave të moshës 20 dhe 79 vjeç me diabet pritet të arrijë në 700 milionë deri në vitin 2045, sipas studimeve të fundit nga Fe

Një anketë e Qendrës Shqiptare Kundër trafikut të Qenieve Njerëzore në më shumë se 1000 persona ketë vit në të gjithë vendin gjeti se 77%

Në orën e fiskulturës në shkollën e mesme “Myslym Shima” në Yzberisht, për shkak të reshjeve këtë të mërkurë nuk u bë mësim por mësuesja

Nis vaksinimi kundër gripit për kategoritë e rrezikuara, për të parandaluar komplikacionet e gripit.

Në Shqipëri janë të shumta agjencitë e punësimit që pretendojnë, se punësojnë qytetarë jashtë Shqipërisë me kontrata të rregullta pune.

Kësaj radhe Open udhëtoi drejt Italisë ku bëri intervista me famijlarët e Alvin Berishës dhe më gazetarët e Le Iene që e bënë publike his

Babai i Alvin Berishës, Afrimi ka treguar detaje nga momentet e para që ka takuar me djalin e tij.

31 dhjetori 2019 është afati i fundit kur do të lejohet regjistrimi, për herë të parë, i autoveturave të përdorura (me km) që kanë hyrë n

Aksidenti i rëndë që ka ndodhur në 21 Gusht të vitit të kaluar në aksin Levan-Fier ka përfshirë 3 automjete.

Dëshira e vogëlushit shqiptar, Alvin Berisha është bërë realitet sapo ka mbërritur pranë familjes!