Ndonëse kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i sezonit të ri shkollor, të shumtë në numër janë ata nxënës të cilët nuk gëzohen për këtë fakt, pasi më shumë se 500 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Myslim Hida” nuk do të kenë mundësinë të ndjekin procesin mësimor te kjo godinë e cila është ndërtuar tërësisht e re.

Pamjet e sjella nga “DurrësLajm” tregojnë se kjo shkollë pothuajse ka përfunduar së ndërtuari, por mungesa e bazës materiale do të detyrojë qindra nxënës të zonës së Arapajve të ndjekin mësim në shkolla të tjera 9-vjeçare, ashtu si vepruan vitin e kaluar.

Të shoqëruar nga prindërit e tyre, ata kanë protestuar sot përballë ambienteve të shkollës nga ku kanë kërkuar që procesin mësimor ta ndjekin pikërisht në këto ambiente, pasi për ta ka qënë tepër e vështirë të zhvillonin mësim në shkolla të tjera, në orare të papërshtatshme por edhe largësia mjaft e madhe nga zona ku ata jetojnë, ka detyruar qindra prindër të paguajnë ekstra transportin e tyre.

Mdje shumë prej këtyre të fundit janë detyruar të shkëpusin marëdhëniet me punën për të shoqëruar çdo ditë fëmijët në shkollë për arsye të mos përballimit të pagesës për transportin e tyre.

Shkolla në qendër të fshatit ka filluar të ndërtohet e re para një viti, pas një sërë ankesash të drejtuara në bashkinë e qytetit të Durrësit për degradimin e saj dhe rrezikun e lartë që paraqiste për këdo në brendësi të saj. Banorët e zonës kërkojnë që pas ndërtimit të saj të realizohet pajisja me bazën e nevojshme materiale dhe të fillojë sa më shpejt procesi mësimor.  

Ndjekim materialin.

K.H.