Pse mbyten pushuesit? Mjekët e Durrësit japin alarmin

Postuar: 16/07/2017 - 21:18

Këtë sezon në plazhe mungojnë elementët e sigurisë, vrojtuesit, por në zona të caktuar edhe ekipet shëndetësore. Mjekët e Urgjencës së Durrësit që përballen me rastet e personave që mbyten në det tregojnë shkaqet.

“Faktori i parë i mbytjeve është moti dhe mosditja e notit. Tjetër faktor janë kushtet shëndetësore, sidomos ato të zemrës, akute. Njëkohësisht edhe ekipet e shpëtimit duhet të jenë prezent”, shprehet Gazmir Demiri, mjek i urgjencës spitalore Durrës.

Përveç dallgëve e mosditjes së notit, mjekja e urgjencës së Durrësit, Nensi Sulstarova ka dhe një apel për pushuesit e grupmoshave të ndryshme.

“Për ne si mjekë është e rëndësishme që moshat e mesme dhe të treta, veçanërisht ata të seksit mashkull, duhet të jenë të kujdesshëm në oraret e drekës dhe në temperaturat e larta. Gastroenteritet shkaktojnë kolapse të enëve të gjakut, hipotension dhe cenim të parametrave vital. Te mbytjet, shkaktarë të tjerë mund të jenë ataku epileptic, ai kardiak. Moshat e reja të jenë të kujdesshëm të mos pinë alkool kur janë në plazh dhe direkt të kalojnë në not. Konsumi i substancave narkotike i përzier me alkool mund të kalojnë direkt në arrest kardiak”, thotë Nensi Sulstarova, mjeke urgjence.

Në shumicën e rasteve, mbytjet janë regjistruar në det me dallgë, në kushtet kur në plazhe mungojnë elementët e detyrueshëm të sigurisë.

“Sigurisht që duhen rojet, pasi jo të gjithë janë të mësuar me detin, me notin. I bëj thirrje organeve kompetente që ta mendojnë edhe këtë gjë”, thotë një pushuese.

Pushteti vendor nuk ka marrë asnjë masë për sigurinë në plazhe, në zbatim të një VKM-je të vitit të kaluar qe ua kalon atij kompetencat, ndërsa mjekët e Urgjencës bëjnë të ditur se në të gjithë plazhet e Durrësit funksionojnë vetëm tre ekipe shëndetësore, një në sektorin “Hekurudha”, një në Gjirin e Lalzit dhe një ekipi në lëvizje i shërbimit të urgjencës së spitalit rajonal të Durrësit. /TCh

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Banorë të Fermë Xhafzotaj, kanë protestuar për një orë mëngjesin e sotëm duke bllokuar rrugën nacionale Durrës-Shijak, pas thir

Të gjithë qytetarët e Shqipërisë e mbajnë mend, para një muaji kur zjarrfikësit e Durrësit evakuuan 600 fëmijë të shkollës "Met Hasa" në

Universiteti “Aleksandër Moisiu” (UAMD) dhe Aleanca Franceze Durrës (AFD) nënshkruan këtë të mërkurë më 18 prill, një Marrëveshje Bashkëp

   Një vajzë 4-vjeçare shqiptare është mbytur një ditë më parë në pishinën e një hoteli në Naxos të Greqisë.

   Ndryshimet në kurrikulat shkollore do të çojnë edhe në ndryshime të maturës shtetërore.

   Moria e pikave të lojërave të fatit dhe basteve sportive kudo nëpër qytet, po dhe fare pranë shkollave është kthyer në shqetësim edhe

Kanë kaluar rreth 6 muaj nga ngjarja e rëndë që tronditi Pogradecin, ku 55-vjeçari Ligor Biba u arrestua nga policia për përdhunimin dhe

Nxënësit shqiptarë janë më të prirur të studiojnë jashtë në krahasim me të gjithë studentët e tjerë në Ballkan, Europën Qendrore e Lindor

   Prej javësh, gjendja në spitalin e Durrësit përsa i përket furnizimit me barna është për të vënë ulërimën.