Ujësjellës Kanalizime Durrës i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak për nevojat e spitalit. Në mjediset e Ujësjellës Kanalizime u përshtatën mjediset, ku punonjës të UKD-së dhuruan nga një njësi gjaku.

Gjaku që është dhuruar ditën e sotme do të shkojë për nevojat që kanë fëmijët me talasemi dhe për personat që pësojnë trauma nga askidentet rrugore. Kryqi i Kuq dega Durrës ka zhvilluar shpesh fushata ndërgjegjësimi për të siguruar gjak me anë të dhurimit dhe Ujësjellës Kanalizime Durrës është përgjigjur pozitivisht në të gjitha rastet.

Kjo periudhë e vitit është më e vështira për spitalet në përgjithësi, pasi nevojitet më shumë gjak për operacione dhe nevoja të tjera që paraqesin persona të ndryshmë kur kërkojnë ndihmë mjekësore.