Duke nisur nga dita e nesërme, parkimi do të bëhet me pagesë në 10 rrugë të Zonës B në kryeqytet.

Sipas Agjencisë “Tirana Parking”, tarifa për përdoruesit e vendparkimeve në rrugët e destinuara për Parkim Publik me Pagesë është përcaktuar 1 orë/40 lekë.

Ky tarifim vlen për rrugët e poshtëshënuara:

1. Siri Kodra

2. Petronini Luarasi

3. BLV.Bajram Curri (Seg.Kavajës-Sulejman Delvina)

4. Janosh Huniadi

5. Liman Kaba

6. Perlat Rexhepi

7. Dëshmorët e 4 Shkurtit

8. Skënder Luarasi

9. BLV.Bajram Curri (Seg.Konti Leopold-Teodor Muzaka)

10. Rr. e Kavajës (Seg. 21 Dhjetori- Pallati me shigjeta)

Sa i takon mënyrës së pagesës së parkimit, sipas “Tirana Parking” mund ta kryeni me SMS Payment duke dërguar një SMS në numrin 50500 me tekst: Targa e automjetit, Hapësirë, Zona e tarifimit.

“Shembull (AA111AZ B) ose (TR2345Z B). Shkrimi i targës duhet të jetë pa hapësira.”