Qendër e re shëndetësore në Vaun e Dejës, Manastirliu: Rehabilitojmë 120 qendra me buxhetin e ri

19/11/2019 - 13:36

Rindërtohet dhe pajiset me aparatura mjekësore moderne qendra shëndetësore e Vaut të Dejës, duke siguruar një standard të ri shërbimi për banorët e kësaj bashkie dhe rrethinave.

Ministrja Manastirliu inspektoi qendrën e re, ku garantoi financim për ta kthyer në një qendër 24 orëshe.

"Jam e kënaqur për standardin që sigurojmë për 48 mijë banorët e kësaj zone dhe rrethinave, me këtë qendër model për nga infrastruktura dhe pajisjet dhe me buxhetin e ri, nga Janari 2020 qendra shëndetësore Vau Dejës do të kthehet në qendër me shërbim 24 orë në 7 ditë të javës".

Duke theksuar vëmendjen e qeverisë në përmirësimin e infrastrukturës së kujdesit parësor, Manastirliu tha se me buxhetin e ri do të finalizohet programi kombëtar i 300 qendrave shëndetësore.

“Investimi në kujdesin parësor është guri i themelit për një sistem shëndetësor ndaj duke jetësuar këtë objektiv të qeverisë, me buxhetin i vitit 2020 financojmë rikonstruksionin e 120 qendrave shëndetësore dhe ambulancave, në kuadër të Programit Kombëtar të 300 qendrave shëndetësore”, tha Ministrja e Shëndetësisë.

Me një investim në vlerën 68 milion lekë, me mbështetjen e Programit Italo-Shqiptar IADSA, qendra shëndetësore Vau i Dejës, ofron me standardin më të lartë shërbimin e urgjencës dhe mikrokirigjisë, vaksinimin e fëmijëve, kontrollin mjekësor bazë, shërbimet për nënën dhe fëmijën, kujdesin për të moshuarit dhe ndjekjen periodike të komunitetit nga mjekët e familjes. Kjo qendër është pajisur dhe me pajisje të reja mjekësore diagnostikuese si: Echo abdominale, Elektrokardiogramë, pajisje për mikrokirurgji, etj. Në kuadër të Programit të 300 qendrave shëndetësore janë investuar 115 milionë lekë në 24 muaj në qarkun e Shkodrës. 10 qendra shëndetësore dhe ambulanca i janë nënshtruar rehabilitimit të plotë në këtë qark.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më 7 dhjetor 2019, lektorët e universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës (UAMD, Osman Metalla dhe Eugen Pepa, dhe Lions Club International

Shtyhet sërish nisja e procesit mësimor për Universitetin e Mjekësisë dhe atë Politeknik në Tiranë.

Aureli dhe Alesjo janë dy fëmijë që janë hedhur nga pallati i tyre dhe i kanë shpëtuar tërmetit, ndersa familjarë kanë ndërruar jetë.

Tërmeti i rëndë, mëngjesin e 26 nëntorit la pas 51 viktima dhe qindra të plagosur.

Një muaj e gjysmë më parë, një familje e mbërritur para 12 vitesh në Durrës nga rrethi i Skraparit, pas shumë sakrificash blenë një apart

Pasi vendi ynë u godit nga një tërmet i fuqishëm më 26 nëntor, duke shkaktuar viktima dhe njerëz të lënduar, frika dhe paniku ‘mbërthehu’

30 sekonda….vetëm 30 sekonda fatale mjaftuan për të shkatërruar vatrën e ngrohtë familjare të Ajet Meçjas.

Edhe banorët e lagjes numër 7 në Durrës kanë mbajtur frymën pezull pas tërmetit të 26 nëntorit.

 “Buxheti i vitit 2020 është buxheti i rindërtimit të qendrave shëndetësore dhe spitaleve, pa cenuar shërbimet për qytetarët” - Kështu u

Psikologia Valbona Treska ka dhënë mesazhin për të gjithë qytetarët që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit që t'i drejtohen atyre dhe m