Afro 60 vizita në ditë kryhen në qendrën shëndetesore të plazhit në Durrës, e cila është hapur vetëm për pushuesit. Kjo është qendra që ka fluksin më të madh të punës, pasi është e vendosur në qendër të plazhit që pret numrin më të madh të pushuesve. 

Mjekja Marina Maloku, tha se pushuesit paraqiten me probleme të ndryshme dhe udhëzohen për të shmangur temperaturat e larta dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje. Pushuesit janë në dijeni e janë të sensibilizuar për masat që duhet të marrin për të parandaluar djegiet nga dielli dhe oraret e pikut.

Që nga fillimi i sezonit në qendrën shëndetësore verore në lagjen nr. 13 janë paraqitur 820 pushues me probleme të ndryshme shëndetësore. Para kësaj qëndre, qëndron vazhdimisht një autoambulancë, e cila niset për të marrë urgjencat në shtëpi dhe bën shpërndarjen sipas rasteve.