Tiranë, 9 korrik 2014 – Këshilli i Ministrave ka vendosur rritjen e pensioneve për 606 mijë pensionistë me 2%, ndërkohë që inflacioni llogaritet të jetë 1.6% . 

Ministri i Mirëqenies Sociale tha se do të synohet që rritja e pensioneve të reflektohet çdo vit: “Nga rritja e pensioneve përfitojnë rreth 606 mijë qytetarë shqiptarë. Kemi deklaruar që do të ketë vazhdimisht indeksim dhe rritje të pensioneve ekzistuese.”

Më 1 janar të vitit 2015 do të nisë zbatimi i reformës së re të pensioneve sipas të cilit sa më shumë të kontribuosh, aq më shumë do të përfitosh. 

“1 janari i vitit 2015, pensionet e reja do të lidhen duke u varur drejtpërdrejtë nga masa e kontributeve dhe nga vitet e siguruara. Cka do të thotë se do të kemi pensione më të larta për ata që kontribuojnë më shumë. Vitin që vjen, 5000 qytetarë që në kushtet aktuale do të mbeteshin pa pension, do të përfitojnë pension social.”

Ministri i Mirëqenies Sociale tha se kjo reformë pritet të diskutohet së shpejti edhe në Parlament.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/