Qindra besimtarë të krishterë durrsakë kremtojnë të Premten e Zezë (VIDEO)

15/04/2017 - 15:33

Me qindra besimtarë ortodoksë në Durrës kanë marrë pjesë në ceremoninë e Udhës së Kryqit apo të lëvizjes së Epitafit të Krishtit. Është ky një rit fetar, që organizohet në mbrëmjen e të premtes së zezë dhe që synon të shprehë dhimbjen e besimtarëve për kryqëzimin e Krishtit.

Ceremonia e shërbesës së epitafit dhe procesioni filloi nga Kisha Ortodokse e Shën Palit dhe Shën Astit. Shërbesa dhe procesioni i Epitafit u kryen nga Peshkopi Hirësi Asti dhe at Gjerasimi, të ndihmuar dhe nga klerikë të tjerë. 

Ka qënë një kortezh i madh besimtarësh që kanë shoqëruar Epitafin, atë që në fenë e krishterë simbolizon Krishtin në kryq. Me një marshim të heshtur, qindra persona kanë bërë parakalimin tradicional në bulevardin kryesor të qytetit. Dita e premte e kësaj fund jave, në liturgjinë fetare, përkon me të Premten e zezë, që simbolizon vdekjen e Jezusit.

Sipas historiografisë kishtare, Jezu Krisht vdiq në kryq ditën e premte, për t’u ringjallur më pas mesnatën e së shtunës duke u gdhirë e diela, që përkon edhe me festën e Pashkëve, festa që së bashku me Krishtlindjen, është më e rëndësishmja në kalendarin e krishterë.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Franca është një ndër vendet e para në Europë kur vjen puna për të kërkuar azil nga shqiptarët.

E ndërsa vit pas viti numri i bebeve që vijnë në jetë po bie me shpejtësi, në 2018-ën numri i aborteve (ndërprerje e shtatzënisë) ka shën

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim elektoral në Finiq, ku prezenca e një flamuri grek në miting shkaktoi debat në r

Shqiptarët shpenzojnë më shumë për ushqime dhe arsim, europianët për banesë dhe argëtim.

Niveli i lartë i edukimit dhe kërkimit shkencor e ndihmon një shtet të orientohet me lehtë drejt zhvillimit ekonomik dhe shfrytëzimit me

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Kukësi deklaroi se do të nisë rehabilitimi i gjashtë qendrave shën

Psikologët dhe sociologët në Durrës ngrenë alarmin e rritjes së adoleshentëve jo vetëm të dhunshëm, por edhe me precedentë të theksuar kr

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 është rrëfyer nëna e tre fëmijëve, e cila aktualisht thotë se i rrezikohet jeta.

Jo vetëm fëmijët e lindur në Shqipëri, por edhe fëmijët e qytetarëve shqiptarë që lindin jashtë vendit dhe regjistrohen në vendin tonë, e

Emocione të forta në puntatën e sotme të rubrikës “Ka një mesazh për ty” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.