Kryeministri Edi Rama deklaron se në rritjen e lindshmërisë ka pasur efekt bonusi i bebeve.

Në një konferencë për mediat, Rama tha se ka 15.135 fëmijë përfitues.

Ndërsa u shpreh i bindur se efekti i bonusit do të vijë duke u përmirësuar.

"Falë bonusit të bebes, ose nisur nga bonusi i bebeve kemi një rritje të numrit të lindjeve për 6-mujorin e parë. 15.135 fëmijë përfitues ndërkohë që jam i bindur që ky efekt do të vijë duke u përmirësuar si rezultat i kësaj politike që ka rezultuar e suksesshme në vendet e tjera. Nuk kemi shpikur asgjë. Dhe mendoj që po jep shenjat e para."