Rama postim prekës për nënën që u nda nga jeta 1 ditë më parë: Mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota

02/08/2020 - 17:29

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim prekës për nënën e tij Aneta, e cila u nda nga jeta një ditë më parë.

Teksa poston një foto kur kryeministri ishte i vogël në krahët e nënës, Rama shkruan fjalë emocionuese përmes vargjeve ndërsa falenderon të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe dhe lule të panumërta për ngushëllim.

POSTIMI I RAMËS

Mund të derdhësh lot pse iku

Ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi

Mund të mbyllësh sytë e të lutesh që të kthehet

Ose mund t'i hapësh e të shohësh gjithçka të ka lënë

Zemra jote mund të jetë bosh sepse nuk e sheh dot më

Ose ti mund të jesh plot me dashurinë që ndave me të

Mund t'ia kthesh shpinën të nesërmes dhe jetosh në të djeshmen

Ose mund të jesh i gëzuar me të nesërmen për çka ishte e djeshmja me të

Mund ta kujtosh atë vetëm për ikjen e saj

Ose mund të kujdesesh për kujtimin e saj që ajo të jetojë në të

Mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota

Ose mund të bësh atë që nëna do të donte: Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara

***Edhe në emër familjes sonë lejomëni t'ju falenderoj përulësisht, për praninë tuaj të paçmueshme përmes mesazheve të pafundme e luleve të panumërta, që disi e lehtësuan peshën ndrydhëse të boshllëkut tonë të pangushëllueshëm.

Duke ju kërkuar një ndjesë të thellë për të qenit i pamundur t'ju përgjigjem, ju uroj me shpirt të gjithë atyre që jetojnë me këtë boshllëk, të rrojnë sa më gjatë që ta kujtojnë nënën e tyre dhe të tjerëve që kanë fatin ta kenë pranë yllin e shtëpisë, t'i kenë nënat sa malet dhe t'i gëzohen sa më shumë dritës së tyre, të pakonkurueshme as nga dielli e nga vetë yjet e qiellit

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi qendrën shëndetësore të Laprakës, një prej 4 qendrave shëndet

Universiteti “Aleksandër Moisiu” ka publikuar në faqen e saj, aplikantët të cilët janë shpallur fitues për transferim studimesh dhe progr

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, tha sot në emisionin ‘Open” se rritja e pagave të infermierëve dhe mjekëve do të bëhet

Qeveria Shqiptare ka marrë vendimin për t’u angazhuar financiarisht nëpërmjet mekanizmit COVAX, për të patur vaksinën e sigurt anticovid.

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, t

Disa zona të kryeqytetit do të kenë kufizime në oraret e energjisë elektrike gjatë javës së ardhshme.

Dy ditë pas protestës përpara kryeministrisë, nga ku u kërkua riatdhesimi i më shumë se 60 grave dhe fëmijëve shqiptarë nga kampi Al Hol

Në Qendrën Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, ku nga sot nisi aplikimi i metodës së re për sigurmin e drejtpërdrejtë të plazmës, me apa

Gjithnjë e më shumë nëpër botë, po vërtetohet se Covid-19 ka "aktivizuar" dhe shumë sindroma të tjera të cilat ndeshen shumë rrallë te pa

Pedagogu i Komunikimit Artan Fuga, me anë të një statusi në “Facebook” ka shkruar në liidhje me largimin nga posti i ministres së Arsimit