Një ndërhyrje e rrallë në tru u realizua në qendrën spitalore “Nënë Tereza” nga ekipi i udhëhequr nga prof. Mentor Petela, me asistencën e neurokirurgut me famë Botërore, prof. Henry Marsh.

Kjo është hera e dytë që ndërhyrja delikate e heqjes së masës tumorale në tru, me pacientin zgjuar realizohet në QSUT me prof. Henry Marsh.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar rastin në fjalë, përgëzon punën fantastike të ekipit të neurokirurgjisë, më mbështetjen e pakursyer të neurokirurgut britanik që rikthehet në Shqipëri edhe për leksionet e vyera të komunikimit me studentët e Mjekësisë në Tiranë.