“Referendum lokal për Teatrin Kombëtar”, Artan Fuga ngre 11 pyetje: S’i anashkaloni dot, vetëm nëse bëheni bukëshkalë!

10/05/2020 - 13:47

Akademiku Artan Fuga bën thirrje për referendum lokal për Teatrin Kombëtar, pas vendimit të qeverisë për ta kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ku drejton 11 pyetje, që kërkojnë sqarim për vendimin, Fuga thekson se kalimi i aseteve kombëtare në pronësi të Bashkisë të Tiranës, është një akt decentralizues.

Referendum lokal për Tetarin Kombëtar

Mjaft me caraca!

Për vendimin e Këshillit të Ministrave datë 8 maj 2020 për kalimin në pronësi të bashkësisë të Tiranës të pasurisë kadastrale të quajtur “Tetari Kombëtar”, pyetje në ndihmë të gazetarëve të rinj që edhe punojnë edhe vazhdojnë studimet, në mënyrë që ta kenë si stazh profesional:

1. Kalimi i aseteve kombëtare në pronësi të Bashkisë të Tiranës, është një akt decentralizues, pra demokratizues apo një strategji manipulimi?

2. Rama ja beson çështjen Veliajt, apo e sheh tani konfliktin e ardhshëm Veliaj – mbrojtës të Teatrit nga lart duke marrë rolin e një spektatori që ka larë duart?

3. Nëse Veliaj e arrin projektin e besuar, pra prishejn e godinës dhe ndërtimin e një tjetre, kjo do të ishte një fitore, apo një dëmtim i tij në publik?

4. Rama do që Veliaj të dështojë, apo të fitojë duke iu kundërvënë shoqërisë civile, organizatave të fuqishme në Europë etj?

5. Kur kalon Teatrin te Bashkia e Tiranës, përse nuk kalon edhe aseteve të lidhura ta zemë me Bibliotekën Kombëtare, Tetarin e Operas dhe të Baletit, Stadiumin, vetë Kryeministrinë, Presidencën, etj?

6. Sa funy do të ishte nëse ta zemë pasuria e paluejtshme Presidenca ose Kryeministria të kalonin edhe ato sipas kësaj filozofie neoliberale në pronësi të Bashkisë të Tiranës? Apo ça filozofie? Ku i fryjmë fyellit në ato vrima dot ne?

7. Kalimi i pronësisë te Bashkia Tiranë i pasurisë “Teatri Kombëtar” është vetëm për truallin apo edhe për ndërtesën cipër, apo edhe për rekuizitën, etj.? Apo edhe për aktorët, drejtorin, edhe madje edhe për spektatorët e Teatrit?

8. Kur VKM thotë se ja kalon pronën Bashkisë Tiranë, me çfarë të drejte i kërkon që ajo të mos ndryshojë destinacionin e objektit? Kur unë e kam pronën time e bëj çfarë të dua, përndryshe edhe ma jep edhe s’ma jep? Nga ana juridike si koncept pronësie a ka vend të qendrojë kjo? E bëj edhe Estradë. Nga dallon Teatri nga Estrada si gjini? E di njeri në zyrat e bashkisë? Unë nuk e di për vete.

9. VKM i thotë Bashkisë që të ndërtosh një ndërtesë të mirë në konsultim me të gjitha grupet e interesit, a mund të na thonë u kam rixha se cfarë quajnë me shprehjen “e përdalur” grupe interesi? Si do të merret vendimi, si do matet sugjerimi i tyre? Kush quhet grup interesi?

10. Po ne spektatorët qytetarë a jemi grup interesi, apo jemi legena? Nëse ne jemi a nuk ka vetëm një mënyrë konsultimi me ne që është referendumi lokal? Sepse që Teatri Kombëtar u bë Teatër Bashkiak e morrëm vesh, por tani amà ai është prona jonë si qytetarë. Nuk është prona e brigadierit të komunales të zonës. Pra grupi i interesit jemi ne qytetarët dhe ne ka vetëm një rrugë konsultimi : referendum lokal! Kjo është demokracia. Tê tjerat janë qofte me rigon!

11. Pse opozita nuk kërkon referendum lokal tani për ndërtesën e Teatrit, por bën deklarata patetike thjesht, mbushur me fjalë ofenduese kurse ne qytetarëve nuk na duhen fare llafet e bukura, fare, por na duhet veprimi politik? Ka veprim apo nuk ka veprim? Të tjerat janë pluhur! I merr era!

Ja të dashur gazetarë – studentë sugjerimet e mia modeste. Ju bëni si të doni, por këtyre pyetjeve nuk u anashkaloni dot, veçse nëse bëheni bukëshkalë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar.  Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kop

Andrea Karanaxha është një prej pensionistëve në qytetin e Durrësit, që ka pasion kopshtarinë.

Imami Ervin Qylafku, i cili drejton Xhaminë e Madhe në Durrës, në urimin e tij për besimtarët për ditën e Fitër Bajramit, lutet vetëm për

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.

Mbyllja e lojërave të fatit në fund të vitit 2018 bëri që shumica e atyre që luanin në kazino apo pika bastesh të ktheheshin tek bixhozi

Shqipëria po bën hapa prapa në indeksin e zhvillimit njerëzor për shkak se vdekshmëria foshnjore po rritet vit pas viti dhe nga ana tjetë

Ministria e Shëndetësisë publikon udhëzuesin për masat që duhet të ndërmarrin institucionet e kopshteve dhe çerdheve në prag të hapjes, n

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Ditën Kombëtare të Jetimëve ka zgjedhur të shprehë mirënjohjen për

Muaji i Ramazanit në Shqipëri dhe në mbarë botën, pritet me shtim në adhurime nga besimtarët myslimanë, pasi janë 30 ditë dedikuar më shu