Rektorati i UT thirrje studentëve: Kthehuni në mësim, shtyhet afati për tarifën

11/01/2019 - 14:38

Rektorati i Universitetit të Tiranës iu bën thirrje studentëve që t'i rikthehen procesit mësimor në fakultete pas protestës e cila vijon prej ditëve të para të dhjetorit 2018. Ka qenë një mbledhje e Rektoratit këtë të premte që ka vendosur nisjen e procesit mësimor. Vendimi për rinisjen e mësimit në fakultete mban firmën e rektorit Mynyr Koni.

Rektorati i UT kërkon nga studentët të ulen në auditore duke iu garantuar edhe të drejtën e protestës, ndërsa njofton shtyrjen e afatit për shlyerjen e tarifës së studimeve. Sa i takon tarifës së studimeve, qeveria ka vendosur ta paguajë atë vetë 100% për studentët ekselentë dhe ata në nevojë, ndërsa pjesa tjetër e studentëve do paguajë vetëm 50% të asaj që kanë paguar deri tani.

Gjithashtu, Rektorati njofton edhe zëvendësimin e orëve mësimore të humbura për shkak të protestës ndonëse për këtë pjesë nuk ka një sqarim të detajuar nga Rektorati i UT.

Vendimi i Rektoratit të Universitetit të Tiranës vjen në një kohë kur protestët po protestojnë përmes bojkotit dhe ngujimit në fakultete, pasi hoqën dorë nga organizimet në rrugë. Edhe sot ata janë ngujuar në Fakultetin Ekonomik dhe atë të Drejtësisë ku kaluan edhe natën duke qëndruar në auditore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përfaqësues të shoqatave para-tetraplegjike dhe të verbërve në Durrës kanë shfaqur për herë të parë një dokumentar në qëndër të qytetit k

Shqipëria renditet në vendin e tretë në Europë dhe në vendin e tetë në botë për numrin e internet domain të paligjshme me përmbajtje pedo

Marrëdhënia midis burrave dhe grave në shoqëri ka qenë në ndryshim të vazhdueshëm.

Besimtarët bektashinj festojnë sot Sulltan Nevruzin, ditën kur kremtohet ditëlindja e imam Aliut.

Në kuadër të ditës botërore të ujit, Ujësjellës Kanalizime Durrës zhvilloi aktivitete sensibilizuese me nxënës të shkollës së mesme “Dom

Ditën e martën, aktorja e madhe shqiptare, Margarita Xhepa kreu një operacion të vështirë në një spital privat i c

Analiza e ADN-së dhe një seri analizash për zbulimin e diagnozave para-lindjes, tashmë do të ofrohen falas në strukturat publike.

Në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka nisur punimet seminari tre ditor në kuadër të projektit “HELIX” –, ku Fakulteti i Tekno

Qendra Kombëtare e Fëmijëve të Humbur në Shqipëri një shërbim i CRCA Shqipëri dhe Linja Kombëtare për Fëmijët e Humbur ALO 116 000, në ba