Revista britanike e udhëtimeve: Shqipëria, kjo perlë ballkanike

07/08/2019 - 07:35

Me bukuritë e saj natyrore dhe pasuritë e shumta kulturore, Shqipëria vazhdon të mbetet një vend turistik i preferuar për turistët e huaj si edhe vijon të renditet nga mediet e huaja ndër vendet që nuk duhen humbur për t’u vizituar.

Si një destinacion turistik i njohur nga shumë turistë nga vende të ndryshme të botës, Shqipëria gjithnjë e më shumë po bën për vete turistë dhe vizitorë të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror dhe dimëror.

“Mund të mos jetë ende "Kroacia e re", por edhe kjo është pjesë e qasjes, pasi kjo perlë ballkanike deri tani ka mbetur kryesisht jashtë vëmendjes”, shkruan "Condé Nast Traveller".

“Gjithmonë do të gjendet ndonjë aventurier i guximshëm, i gatshëm për të qenë i pari. Kështu pra, në Alpet e virgjëra shqiptare, Katerina nga Bruklini dhe partneri i saj shqiptar menaxhojnë një shtëpi në fermë me pesë dhoma të quajtur “Hotel Rilindja”, një oaz komod mes majave dhe livadheve, ku gjatë mbrëmjeve ka festa me mish dhie të pjekur dhe troftë rezervuari të freskët”, thekson revista.

“Ose mund të shkoni në Rivierën Shqiptare për rërën e artë dhe ujin e kthjellët mes ngjyrës blu dhe të gjelbër që lag limane të thepisura. Në verë, plazhet janë të mbushura me njerëz që kanë ikur nga Tirana – por, në shtator ata janë përsëri në punë, ndërsa moti vazhdon të jetë Mesdhetar dhe Adriatiku i ngrohtë”, shton ajo, raporton ATA.

Revista prestigjioze e rendit Shqipërinë mes 25 destinacioneve kryesore të botës për turizmin, ku përfshihen mes të tjerash edhe Stambolli,  Buenos Airesi, San Franciskoja, Polinezia Franceze, Japonia, Lisbona, Ibiza, Nju Jork, Siçilia, Korfuzi, Santorini, Budapesti dhe Barcelona.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Durrës, është në gjykim çështja civile me nr.

Guxoni të ëndërroni dhe ëndrra do te bëhet pjesë e realitetit tuaj!

Me masat e mbrojtjes personale, duke respektuar kushtet e sigurisë për shkak të epidemisë së shkaktuar si pasojë e COVID19, u zhvillua so

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastriliu ka inspektuar Spitalin Rajonal  të Shkodrës në vijim të forcimit të kap

Djali 11-vjeçar Alvin Berisha, i cili u shpëtua nga kampi Al Hol në Siri ka mbërritur në Durrës me babanë e tij.

Teksa Shkodra numëron 11 raste të reja me koronavirus përgjatë 24 orëve të fundit, mësohet se ka rezultuar pozitive edhe nënkryetarja e B

 Ministria e Arsimit ka vendosur që viti i ri shkollor 2020-2021 të nisë në datën 14 shtator.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook, shpërndau apelin e mjekut Dritan Shpati nga materniteti “Mbr

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo e ka nisur ditën sot me një tjetër mesazh të për solidaritet dhe bashkëpunim në përballimin e sit

Ditën e sotme do të zhvillohen homazhet në nder të mjeshtrit të valles popullore shqiptare, Besim Zekthi.