Dalin rezultatet e provimit të fundit të “Maturës Shtetërore 2019”, ato të provimit me zgjedhje.

Rezultatet janë publikuar nga qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA), e cila bën me dije se në provimin e zhvilluar më datë 24 qershor kanë marrë pjesë në total 35,466 nxënës.

Nga rezultatet e publikuara, rezulton se kalueshmëria është 95.94%, ndërsa përqindja e nxënësve që kanë marrë notën 10 është 11.56 %.

Për t’u njohur me rezultatet klikoni KËTU.