Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

River Cleanup Albania zhvillon aksionin e 13-të, të rinjtë pastrojnë mbetjet përgjatë lumit të Tërkuzës

11/04/2021 - 15:33

Një ditë më parë, River Cleanup Albania ka zhvilluar aksionin e 13-të përgjatë lumit të Tërkuzës, si degë kryesore e lumit Ishëm, i konsideruar si lumi më i ndotur në Evropë dhe për të cilin operon në Shqipëri, organizata ndërkombëtare River-Cleanup.org me në qendër në Bruksel, që nga qershori i vitit 2020.

Në këtë aksion janë bërë bashkë gjimnazistë, studentë, mësues e pedagogë, kryesisht nga gjimnazi "Ibrahim Kodra",  Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës, Universiteti Bujqësor të Tiranës dhe Universiteti i Tiranës, aktivistë natyre, Bashkia Krujë, Agjencia e Zonave të Mbrojtura, Durrës, organizata CEAPAL, kompanitë  private Eden Tours dhe ajo e riciklimit të plastikës B.I.A.P..

E konceptuar si një aktivitet në natyrë, të rinjtë, të bashkuar në këtë aktivitet në mënyrë vullnetare, ishin kujdesur për gjithçka.

Nën tingujt e muzikës shoqëruese, që i jepte tjetër energji aktivitetit, ata pastruan brigjet e lumit të Tërkuzës nga mbetja e ngurtë e pariciklueshme në natyrë, kryesisht plastika, duke u bërë shembull qytetarie nën moton e River Cleanup, "Clean locally, celebrate globally. - Pastro lokalisht, festo globalisht".

"Bashkohu edhe ti me ne duke u bërë pjesë e zgjidhjes, jo e problemit!", është thirrja që River Cleanup Albania ka për të gjithë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përgjigjet e aplikimeve për lotarinë amerikane dalin sot.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bën të ditur se 12,766, prej tyre 3612 fëmijë shqiptar të lindur jasht

Popullsia e qarqeve edhe në vitin 2021 ka pësuar rënie në shumicën prej tyre, duke pasqyruar problematikën e fortë demografike, me rënien

Rritja e vdekshmërisë si pasojë e Covid-19, tendenca vijuese e rënies së lindjeve dhe emigracioni (që gjithsesi ishte më i ulët për shkak

“Me Fondin Social po mbështesim qendrat e kujdesit për implementimin e modelit të ri të fuqizimit të të rinjve me aftësi ndryshe për

Djali i aktorit të ndjerë Guljelm Radoja, Redi Radoja në një postim në rrjete sociale i ka dedikuar disa rrjeshta të atit që humbi betejë

Shpenzimet për arsimin arritën vetëm 2.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë vitit 2020, duke shënuar nivelin më të ulët të dy d

Pandemia Covid-19 e nxiti më tej përdorimin e drogës në vendet e Ballkanit Perëndimor, por masat kufizuese penguan përdoruesit e kokainës

Emisioni Stop në Tv Klan ka udhëtuar drejt Fushë-Krujës.