Rrëfimi drithërues i 24-vjeçares që mposhti kancerin e gjirit: E dallova në dush, kam qenë e fortë

11/05/2020 - 09:21

Një histori frymëzuese është ajo e 24-vjeçares, Megi Alimuçaj. Kur ishte vetëm 22 vjeçe Megi është diagnostikuar me kancer gjiri.

24-vjeçarja tashmë është e shëruar, ndërsa në studion e “Abc-ja e mëngjesit”, rrëfeu historinë e saj. Prekja nga kanceri i gjirit në një moshë kaq të re është e pazakontë, ndërsa Megi me rrëfimin e saj tregon se është simbol i forcës.

“3 ditë para se të mbushja 22 vjeçe u diagnostikova me kancer gjiri. I gjithë viti shkoi duke luftuar me këtë sëmundje.

E kam dalluar rastësisht në dush duke prekur veten. Ishte një farë mase e cila nuk më jepte asnjë dhimbje gjatë ditës. Për 6 muaj e kam mbajtur nën kontroll. Askush nuk e mendonte se mund të ishte kancer. Por rezultoi e tillë. Sa më shumë kalonte koha aq më shumë bëhej e dallueshme. Të gjithë kurimin tim e kam ndjekur në Selanik. Unë kam qenë shumë e fortë që në fillim. I kam thënë vetes para pasqyrës që kanceri ka gjetur njeriun  gabuar, unë do e mund”, shprehet ajo.

Më tej gjatë bashkëbisedimit me Enkel Demin, 24-vjeçarja tregoi edhe momentet e para kur filluan ti bien flokët pas fillimit të kimio-terapisë.

“Kurimi ka ato të vetat, bien flokët, vetullat. Por mua më ka pëlqyer edhe vetja pa flokë. Tasni që kam kaluar këtë sëmundje dua të ndihmoj njerëz të tjerë.

Përpara se të nisja kimion mjeku më informoi për të gjitha pasojat, dhe mes tyre më renditi edhe rënien e flokëve. Më ka thënë vetëm një fjalë: ti ke sytë më të bukur në botë dhe çfarë do të ndodhë ti do jesh shumë e bukur. Pas kimios së dytë flokët filluan të më binin, e kuptova se më ranë shumë dhe ka qenë babi im që më mi preu vetë”, tha ajo.

Pasi mposhti këtë sëmundje, Megi hapi faqen e saj motivuese “RrezeCS.com” për të ndihmuar gratë që preken.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar.  Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kop

Andrea Karanaxha është një prej pensionistëve në qytetin e Durrësit, që ka pasion kopshtarinë.

Imami Ervin Qylafku, i cili drejton Xhaminë e Madhe në Durrës, në urimin e tij për besimtarët për ditën e Fitër Bajramit, lutet vetëm për

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.

Mbyllja e lojërave të fatit në fund të vitit 2018 bëri që shumica e atyre që luanin në kazino apo pika bastesh të ktheheshin tek bixhozi

Shqipëria po bën hapa prapa në indeksin e zhvillimit njerëzor për shkak se vdekshmëria foshnjore po rritet vit pas viti dhe nga ana tjetë

Ministria e Shëndetësisë publikon udhëzuesin për masat që duhet të ndërmarrin institucionet e kopshteve dhe çerdheve në prag të hapjes, n

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Ditën Kombëtare të Jetimëve ka zgjedhur të shprehë mirënjohjen për

Muaji i Ramazanit në Shqipëri dhe në mbarë botën, pritet me shtim në adhurime nga besimtarët myslimanë, pasi janë 30 ditë dedikuar më shu