Rrëfimi i emigrantit shqiptar: Si i bëra bashkë gruan dhe të dashurën, "pakti" për djalin dhe takimi me burrin e dashnores

19/09/2018 - 13:30

Me një qetësi që gati të habit pasi ato çka nxjerr nga goja mund të kenë lënduar shumë zemra, Batin Duka ka treguar në emisioni ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ historinë e jetës së tij.

Burri nga Delvina, emigrant në Greqi, ka treguar se si arriti që të dashurën e tij, me të cilin kishte dhe miqësi familjare, ta ulte bashkë me gruan, që të flisnin për të ardhmen e fëmijës që erdhi nga kjo lidhje. Madje ai rrëfen se e dashura ia kishte pranuar në sy gruas së tij marrëdhënien jashtëmartesore që kishte me burrin e kësaj të fundit.

"Unë kam shumë video dhe foto me të. Në një moment që lindi djali dhe në momentin që e merr vesh burri, unë dilja me djalin. Në momentin që e mëson nusja, më kap një video gruaja që unë i thoja; të keqen babai. Nusja më kërkon që të bisedojmë. E kuptova se donte të më thoshte diçka. I thash do të pyes për diçka. Më thotë; çfarë është Kristjani për ty? I thash që siç i dua vajzën, i dua dhe djalin. Më pas i tregoi të vërtetën. Ajo dyshonte. Testin e ADN ma kërkoi bashkëshortja. Unë isha i sigurt. Gruaja kërkon takim me zonjën tjetër. Iu lë takim. Ajo ia pranoi nuses se kishim pasur një lidhje. Por i thotë se çfarë do lloj që të ndodh, djali është i burrit. Ajo e ndau me mua lajmin. Madje më tha që më bli testin në farmaci. E kuptova që në moment të parë.

Mos të fshihemi pas gishtit. Në takimin e parë me doktorin shkoi me mua, se burri kishte punë. Doktori i thotë; jeni 6 javë e 4 ditë. Unë i thash që në moment; takohemi pas 9 muajsh dhe e kemi djalë. Kur shkoi në shtëpi e pyeti burri; çfarë tha doktori? Jam shtatzënë. Madje ajo lindi 20 ditë para, se kjo punonte me forcë. Pasi donte që të lindte në datën kur mendonte burri. Unë isha i sigurt se ishte fëmija im 1000 përqind. Zonja nuk donte që ta pranonte. Ishim tek ai vendimi që; çdokush në familjen e vet. Unë i kisha dhënë një premtim që; fëmijën do ta mbash ti, por do ta shoh dhe unë. E kam parë për herë të fundit në 2 dhjetor të 2016-ës. I mbaj mend të gjitha ditët. Ajo në fund, se di pse e bënte, i hidhte aromën e saj djalin. E dija ajo që unë e ndjeja aromën e saj që nga Vlora në Tiranë. Në një moment më merr dhe më thotë; thuaj burrit tim se djali është i yti. Unë i thash që, pse ta kap unë gjarprin. Thuaja ti. Vëllai i saj e kapi historinë.

U zu me motrën. Kur erdhi në Athinë ajo, u zura me të. I dola në krah të vëllait të saj. Kam dhe unë motrat e mia. Ai kishte të drejtë. S’kishte pse të priste dy vjet që të vepronte ashtu si ka vepruar me mua. Kur i bëra një pyetje burrit të saj para dy muajsh, e takova dhe e pyeta se pse u larguan në Itali. Ai më tha; njëri nga ne do vritej. Unë i thash dy baballarë janë tepër. Ai më kërcënon dhe gruan. Shkova në polici dhe tregova historinë. Duke shkuar në polici, ai më nis padinë e parë. Më pas ai e heq dhe djalin nga foto e profilit në ‘Facebook’. Nga shkurti ata ikën me avion drejt Italisë. Djali u lidh me mua, ndaj. Kur qante djali zonja më merrte mua në telefon, dhe ai pushonte. Më tha psikologia; që të njeh që në shtatzëni ndaj. Ia tregoj këtë gjë zonjës. I kërkova dhe një takim asaj, për kafe dhe të kishte djalin aty. Ajo më thotë se do ia tregonte djalit të vërtetën në moshën 18-vjeçare. Unë nuk isha dakord", tha Batin Duka./ BalkanWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

''Gjatë muajit tetor, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, mamografët e lëvizshëm po ofrojnë shërbim pa ndërprerje afër ven

Një monitorim i pavarur i zhurmave në qytetin e Tiranës për 2018-en, tregon diferencim të madh të vlerave nga matjet e vitit të kaluar te

Flora Baftjari është zonja nga Vaqarri e cila denoncon publikisht në emisionin “Pa gjurmë” në Report TV dhunën që ushtron i vëllai Edmond

Dhuna është një plagë e shoqërisë, por ajo është edhe më e rëndë kur është brenda katër mureve të familjes.

Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën në universitetin e Durrësit ofron një alternativë unike në universitetet shtetërore: stu

Event mjaft i rëndësishëm në shoqërinë e një vendi janë martesat.

“Fiks Fare” solli mbrëmjen e kësaj të hëne historinë e dhimbshme të një gruaje, të dhunuar vazhdimisht nga ish-bashkëshorti, me 6 urdhra

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka hapur dyert për 2200 studentë që ulen për herë të parë në auditore, nga 17 mijë që numërohe