Nuk do të ketë më reklama të barnave që jepen me recetë mjeku. Është kjo rregullorja e re që ka miratuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Sipas kësaj rregulloreje, publiciteti i barnave do të lejohet vetëm për ato barna të cilat janë pjesë e barnave pa recetë, ndërsa për barnat që duhet të shpërndahen kundrejt recetës së mjekut dhe për barnat narkotike dhe psikotrope, reklamimi do të jetë tashmë i ndaluar.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  ka miratuar rregulloren për mënyrën e kryerjes së publicitet të barnave në Republikën e Shqipërisë. Publiciteti i barnave përfshin çdo mënyrë informimi, lidhur me barin, pavarësisht llojit të medias me anë të së cilës do të zhvillohet, me qëllim promovimin e përshkrimit, shpërndarjes, shitjes dhe përdorimit të tij.  Në rregulloren e miratuar saktësohet se publiciteti drejtuar popullatës, lejohet vetëm për barnat që janë pjesë e listës së barnave pa recetë (barnat OTC). Publiciteti drejtuar popullatës është i ndaluar për barnat që shpërndahen kundrejt recetës së mjekut, dhe për të gjitha barnat narkotike dhe psikotrope, sipas ligjeve në fuqi në RSH”, shkruhet në rregulloren e re.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka miratuar rregulloren për mënyrën e kryerjes së publicitet të barnave në Republikën e Shqipërisë.

Publiciteti i barnave përfshin çdo mënyrë informimi, lidhur me barin, pavarësisht llojit të medias me anë të së cilës do të zhvillohet, me qëllim promovimin e përshkrimit, shpërndarjes, shitjes dhe përdorimit të tij.

Në rregulloren e miratuar saktësohet se publiciteti drejtuar popullatës, lejohet vetëm për barnat që janë pjesë e listës së barnave pa recetë (barnat OTC). Publiciteti drejtuar popullatës është i ndaluar për barnat që shpërndahen kundrejt recetës së mjekut, dhe për të gjitha barnat narkotike dhe psikotrope, sipas ligjeve në fuqi në RSH.
Publiciteti i barnave për të cilat është e lejuar t’i drejtohet popullatës, duhet të përmbajë të paktën një nga informacionet më poshtë:

a) Emrin tregtar të barit dhe emrin EPN të lëndës aktive, kur bari përmban vetëm një lëndë aktive;
b) Informacionin e nevojshëm lidhur me mënyrën e duhur të përdorimit të barit,
c) Informimin e pacientëve lidhur me leximin e kujdesshëm të fletudhëzuesit ose të udhëzimeve në paketimin e jashtëm ose në paketimin parësor të barit

Rregullorja e re e miratuar përcakton gjithashtu edhe mënyrën e publicitetit të barnave përmes internetit. Përmbajtja e faqes së internetit duhet të ndahet, sipas kategorive të përdoruesve, në një seksion të destinuar për popullatën dhe në një seksion për profesionistët e kujdesit shëndetësor. Faqet e destinuara për profesionistët e kujdesit shëndetësor duhet të mbrohen nga një emër përdoruesi dhe fjalëkalimi.

Publiciteti i barit duhet të sigurojë që informacioni i transmetuar të jetë i vërtetë, shkencërisht i provuar, dhe në përputhje me kriteret etike, me qëllim që pacienti të trajtohet në mënyrën e duhur dhe racionale, pa keqorientuar profesionistët e shëndetit kur të rekomandojnë, përshkruajnë ose shpërndajnë barin, por edhe pacientët (përdoruesit e barit), në rastet kur publiciteti i drejtohet popullatës. Spoti publicitar i cili do të aprovohet nga autoriteti shëndetësor përkatës (AKBPM), tw ketë gjuhë të pastër shqipe dhe tw jetw lehtësisht i kuptueshëm nga popullata të cilës i drejtohet.
Këto janë vetëm disa nga përcaktimet e bëra në rregulloren për publicitetin e barnave e publikuar në fletoren zyrtare më datë 12/02/2019 dhe mban Urdhrin Nr.25, datë 17.1.2019.