Rriten sigurimet për 75 mijë të vetëpunësuar

10/07/2014 - 09:03

Tiranë, 10 korrik 2014 - Qeveria ka vendosur rritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 75 mijë të vetëpunësuar. Ditën e djeshme, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar masat e reja, por ajo që bie në sy është fakti se ky ndryshim vjen 5 muaj pas përcaktimeve të reja që bëri qeveria në muajin shkurt të këtij viti. Rritja e kontributeve duket se bazohet në ndryshimin e pagës minimale për efekt të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, çka reflekton menjëherë edhe rritjen, duke qenë se kontributet përllogariten si përqindje e saj.  

Paga minimale e maksimale 
Sipas vendimit të djeshëm të qeverisë, paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, nga data 1 gusht e në vazhdim, të jetë jo më pak se 19 406 lekë, ndërsa paga maksimale për llogaritjen e sigurimeve shoqërore do të jetë 97 030 lekë. Paga maksimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shëndetësore do të jetë paga bruto, ndërkohë që sipas vendimit të muajit shkurt, paga minimale ishte 19 026 lekë dhe ajo maksimale 95 130 lekë. 

Kontributet e reja 
Sipas vendimit të ri, shuma minimale mujore e kontributit të sigurimit shëndetësor për të vetëpunësuarin dhe për pjesëtarët e familjes të patrajtuar me pagë, me përjashtim të të vetëpunësuarve në bujqësi, do të jetë 3.4 për qind e dyfishit të pagës minimale mujore, ose thënë ndryshe 1 320 lekë. Ndërkohë që, në muajin shkurt ata duhet të paguanin 1 294 lekë. Të vetëpunësuarit, të vetëpu-nësuarit në ortakëri, i vetëpunësuari, që punëson të tretë do të paguajë 4 463 lekë për sigurimet shoqërore, nga 4 376 lekë që duhej të paguante më herët. Ndërkohë që, për sigurime shëndetësore, kjo kategori do të paguajë 1 320 lekë, nga 1294 lekë që përcaktohej në muajin shkurt. I vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së tij, mbi 16 vjeç, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht nga data 1 gusht 2014 do të paguajnë 4 463 lekë për sigurimet shoqërore dhe 1 320 për shëndetësoret. Në muajin shkurt personat që i përkisnin kësaj kategorie paguanin 4 376 lekë për shoqëroret dhe 1 294 për shëndetësoret. Një tjetër kategori, që preket janë personat e vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbim ambulant, të cilët sipas vendimit të ri do të paguajnë në total 4 070 lekë sigurime shoqërore e shëndetësore. Më herët kjo kategori paguante 3794 lekë. Personat mbi 18 vjeç, me të ardhura të rregullta nga pronësia e që nuk janë të punësuar diku tjetër, duke filluar nga 1.8.2014 e në vazhdim do të paguajnë një kontribut të detyrueshëm për sigurimet shëndetësore, në masën 3.4 për qind e dyfishit të pagës minimale mujore, e barabartë me 1 320 lekë në muaj. Më herët kjo kategori paguante 1294 lekë. 

Të vetëpunësuarit në bujqësi 
Sipas vendimit të ri të Këshillit të Ministrave, të vetëpunësuarit në bujqësi do të derdhin kontribut vjetor për sigurimet shoqërore, në masën 33 000 lekë. Përjashtim bëjnë të vetëpunësuarit që banojnë në rrethet Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë, për të cilët masa e kontributit vjetor është 25 300 lekë. Paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shëndetësore për të vetëpunësuarit në bujqësi, është 4620 lekë, nga 4 200 lekë që ishte në muajin shkurt, ndërkohë që vlera që duhet paguar është 3.4% e saj, e cila e përkthyer në lekë është 314, nga 286 që ishte më herët. 

/Gazeta Shqiptare/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Austria e ka zgjeruar listën e vendeve nga të cilat nuk do të lejojë fluturime. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se masat janë vendos

Eurostat ka publikuar fakte dhe shifra për disa shtete të Ballkanit që janë në negociata për bisedime pranimi dhe anëtarësimi në Bashkimi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar në ‘Facebook’ pamje nga spitali Infektiv, ku një infermiere po i shërben një p

Mjeku i njohur kardiokirurg, Edvin Prifi deklaroi se ka shumë studime në lidhje me pandeminë dhe përhapjen e koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu ka deklaruar se Task-Forca antiCOVID ka intensifikuar kontrollet dhe m

Situata me mbeturinat urbane në zona të ndryshme të Durrësit shqetëson qytetarët.

Gjinekologia Anika Dokle ka postuar një foto fantastike, të një bebeje e cila ka lindur me këmishë në maternitetin "Koço Gliozheni".

Në Shqipëri vazhduan edhe sot vdekjet e përditshme për shkak të koronavirusit.

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë një mesazh për kolegët e tij për të cilët thotë se kanë harruar “Betimin e Hipokratit” duke sjell

Pas shumë përplasjesh të shoqëruara me shkarkime, pezullime e akuza të ndërsjella, Universiteti i Tiranës po shkon drejt një gare të re z